50 mijë turq të ritit halvetian manifestojnë kundër suunitëve në pushtet

Rreth 50 mijë turq halvetianë, një komunitet mysliman i moderuar, manifestuan sot në Ankara për të denoncuar diskriminimin nga qeveria islamike, nga i cili ata e quajnë veten viktima dhe kërkojnë respektimin e laiciteti dhe të barazisë së të drejtave fetare. Manifestuesit, të cilët kishin ardhur nga të gjitha krahinat e vendit, u grumbulluan në qendër të kryeqytetit turk duke hedhur sllogane kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, në pushtet, e akuzuar për vënien në dyshim të laicitetit dhe duke kërcyer sipas traditës së alevive. "T'i jepet fund diskriminimit", "Turqia është laike dhe do të mbetet e tillë", ishin disa nga parrullat që mbanin manifestuesit me flamuj turq dhe me portrete të "Babait të turqve", Mustafa Kemal Ataturk, i cili e ka bërë Turqinë myslimane një vend laik në fillim të shekullit të 20-të. Alevitë, ritet e të cilëve ndryshojnë shumë nga ato të myslimanëve sunitë, ndjekin një interpretim të moderuar të Kuranit, mbrojnë laicitetin dhe kërkojnë heqjen e kurseve të detyruara të fesë. Turqia, me shumicë sunite, ka rreth 14 milionë alevi....