Neritan Ceka Lundrimi im mbi dy varka
Neritan Ceka politikani i njohur dhe profesori po aq i njohur i arkeologjise na pret ne zyren e tij ne Kryeministri. Ne nje tabele ne nje korridor te heshtur lexojme titullin e tij zyrtar Neritan Ceka Keshilltar i Kryeministrit. Eumlshte nje histori e gjate kjo mes Cekes e Berishes nje histori qe ka shkuar nga inati skermites te paqja e ndrojtur dhe si tani deri te bashkepunimi. Ceka ben shaka me ne Mos u cuditni qe nuk kam varur asgje ne mur. Kete zyre e quaj si te perkohshme. Kam ardhur per te bere vetem reformen e trashegimise kulturorehellip
Gjate kohes qe ju merreshit me arkeologji dhe vetem me arkeologji e kishit menduar se do te vinte nje dite qe do ti hynit politikes
Natyrisht qe politika nuk ishte as ne planet e mia dhe as ne traditen familjare. Rastesisht kemi qene ne politike si familje. Ka qene dikur gjyshi im i cili ka marre pjese ne levizjen patriotike por kjo nuk mund te quhej politike e mirefillte. Im ate kur u mblodh Asambleja Kombetare per te bere shkeputjen nga Italia qe ishte nje akt formal perfaqesoi Elbasanin. Po pastaj nuk mori me pjese. Sikurse ma ka shpjeguar ai vete kur e pa qe partizanet nuk e donin ate Asamble ai u terhoq. Madje me politiken kemi pasur nje pervoje negative sepse xhaxhai im Selim Ceka vetem per faktin se kishte qene nxenes i Harry Fulzt dhe pastaj perkthyes i UNRRA-s per anglishten beri rreth 20 vjet burg. Keshtu qe ne kemi qendruar larg politikes si nje tradite familjare njesoj sikurse qendrohej larg zjarrit. Ne te gjithe familjen tone ne nuk kishim asnje anetar te PPSH-se. Nga ana tjeter dua te them qe kam qene pjese e asaj rinie ose atyre intelektualeve qe e kontestonin komunizmin ne menyren e tyre. Flisnim ne rrethe te ngushta haptazi kunder komunizmit jo vetem me anekdota. Ka qene cudi e madhe qe nuk rashe diku ne rrjete. Kjo mbase se bisedat kane qene ne rreth te kufizuar dhe me njerez te tille me integritet si me Apollon Bacen me Aleksander Meksin Defrim Shkupin. Mund te them qe nuk e kam konsideruar veten te persekutuar as disident keshtu qe futja ne politike ka qene spontane ne momentin kur studentet u ngriten ne demonstrata. Ne kete levizje u perfshiva menjehere. Nje pjese e studenteve tashme e dinin se cfare mendoja une sikurse e dija edhe une se cfare mendonin ata dhe nje pjese e studenteve te mi. Keshtu qe ishte nje rruge qe e kisha nisur me kohe isha kunder atij regjimi. Natyrisht nuk do te kisha dale kurre vetem. Ishte vetem levizja e studenteve ajo qe i hapi rrugen mundesive potenciale per rrezimin e regjimit.
Ne librin tuaj Apollonia e Ilires ju shkruani se nje nga gjerat me te mrekullueshme qe keni njohur jane perendimet e diellit ne Apolloni. Kur u futet ne sallat e politikes si e ndjete veten
Ndoshta ky ka qene edhe defekti im ne politike ku u futa me mendimin qe do te sherbej ne te si nje detyrim publik si nje obligim intelektual dhe jo si nje profesion sikurse bene disa prej kolegeve te mi te asaj kohe. Une u mbajta me shume ne angazhimin intelektual gje te cilen e kam edhe sot. Une nuk jam shkeputur nga ambientet universitare nuk jam shkeputur nga ambientet intelektuale. Angazhimi ne politike si profesionit eshte ne thelb nje humbje e lirise personale ne nje shkalle te konsiderueshme. Atje duhet te besh kompromise te mbyllesh ne nje kub edhe pa qene i sigurt se po ben gjene me te drejte. Une nuk kam bere keshtu dhe keshtu shpjegohet edhe karriera ime politike dhe ulje-ngritjet e saj. Prandaj edhe kam pesuar aksidente politike. Por jane aksidente qe i kam zgjedhur vete. Po te kisha vendosur te isha politikan profesionist sigurisht qe skena e Ramiz Alise apo skena e Ures se Lanes nuk do te kishin qene. Edhe atehere nuk kam qene politikan profesionist.
Cilat jane raportet mes Cekes-arkeolog dhe Cekes-politikan A e ndihmojne keta te dy njeri-tjetrin apo jane ne konflikt te vazhdueshem
Une kam ndare kohen midis te dyve. Raporti i kohes ka qene me ne favor te politikes sepse kjo kerkon me teper kohe e angazhim. Po kjo eshte me shume kohe fizike se sa kohe intensive sikurse kerkon arkeologjia ku per nje apo dy ore mund te arrish shume me teper se ne tri dite ne politike. Kjo eshte arsyeja qe prodhimi im intelektual apo ai ne fushen e arkeologjise ka mbetur i barabarte me ate te kolegeve. Gjate kesaj kohe kam pasur nje numer te madh botimesh e studimesh. Por kontributi im ne fushen e arkeologjise dhe te monumenteve ka qene edhe si ligjvenes apo edhe ne politikat per arkeologjine. Gjithsesi mendoj qe ne kohe si mund por edhe si figure ka dominuar Ceka si politikan.
A ka ndikuar Ceka arkeolog ne qetesine tuaj gjate karrieres si politikan Thone se kush njeh shume mire historine e shikon te sotmen me me kembe ne tokehellip
Jo gjithmone. Ne fakt ky eshte nje mendim shume i perhapur. Prec Zogaj thoshte se shume qendrime te miat vijne nga nje reflektim mbi te shkuaren ku shume gjera ecin me nje ritem shume te ngadalshem gati-gati te perhershem. Une mendoj se Ceka arkeolog me ka bere me agresiv nganjehere me te drejtperdrejte. Kjo ndodhte sepse gjithnje kam pasur dy varka. Nese do te mbytej ajo e politikes e kisha ngahere ate te arkeologut. Kjo nganjehere me ka bere kokeshkrete ne fushen e politikes.
Ne te ardhmen do te vazhdoni te jeni me shume politikan apo do te vazhdoni ti ruani njesoj te dyja varkat
Nuk mendoj se me ka mbetur shume kohe per te menduar per karrieren. Tani mendoj se me duhet te finalizoj disa gjera. Tani po punoj per reformen ne fushen e trashegimise kulturore pa u shkeputur nga arkeologjia si shkence apo si pedagogji. Vazhdoj te mendoj me permasat e babait tim i cili jetoi 98 vjet. Sipas kesaj duke perifrazuar edhe Danten do te thoja se jam ne mes te rruges se jetes time.
Permendet reformen ne fushen e trashegimise kulturore. Ku do te konsistoje ajo
Ajo ne radhe te pare synon te ndaje ne forme te qarte kufirin mes trashegimise kulturore si vlere si trashegimi nga njera ane dhe te trashegimise kulturore si studim nga ana tjeter. Per pjesen e pare pergjigjet Ministria e Kultures pjesen e dyte e kane institucionet shkencore. Une po merrem me pjesen e pare. Kjo te ne eshte ende e organizuar mbi bazen e modeleve megalomane. Ne vitin 2003 u be nje organizim i cili kopjoi skemen italiane apo ate franceze ku Ministria e Kultures kujton se eshte si Ministria e Kultures se Frances apo Italise. Po keshtu mendojne edhe drejtorite rajonale. Ato mendojne se jane drejtori si ne Pulje apo Milano e keshtu me radhe. Secili prej ketyre rajoneve me vete andej ka shume me teper pasuri kulturore se sa e gjithe Shqiperia. Thelbi i reformes eshte te futemi ne dimensionin shqiptar. Ne krahasim me ato qe permenda ne jemi vetem nje province. Le te marrim vetem nje model Puljen. Ketu ka vetem nje drejtori rajonale e cila ben menaxhimin e pasurise kulturore e cila atje eshte disa here me e madhe se sa pasuria e Shqiperise. Reforme do te thote qe te gjitha fondet te perqendrohen per mirembajtjen e monumenteve te eliminohet burokracia qe karakterizon sistemin e sotem. Une po ju them qe kemi 297 persona ne kete sistem te shperndare ne 9 drejtori ne te gjithe Shqiperine. Ketu vetem konsumohen rroga. Jane rreth 3 milione euro qe shpenzohen per kete sistem nga te cilat dy te tretat shkojne per rroga. Nje e treta e mbetur shkon per investime qe behen me firma private. Pra kemi 297 vete qe bejne punen e nje agjencie qe mund ta benin tre vete. Sipas reformes do te kete me shume njerez ne terren me shume teknike inxhiniere arkitekte marangoze se sa burokrate. Pervoja nuk na mungon. Ne kohen e komunizmit nje brez i tere shpetoi vetem me pak fonde monumentet e Shqiperise. Ketu ka emra te medhenj si Hasan Ceka Selim Islami Gani Strazimiri Aleksander Meksi Emin Riza Apollon Bace e plot te tjere. Monumentet dikur ishin ne gjendje te persosur ruajtjeje kurse sot me nje numer kaq te madh njerezish jemi ne nje gjendje katastrofike. Pjesen me te madhe te tyre e gjen te braktisur me perjashtim te ndonje rasti sikurse eshte Butrinti dhe Bylisi. Cdo dite po humbim qindra metra katrore afreske. Nje dhimbje e madhe per te gjithe ata qe kane kaluar te gjithe jeten per restaurimin konservimin dhe mbrojtjen e tyre.
Jeni i bindur se vetem duke permiresuar ligjin gjendja e trashegimise kulturore do te permiresohet. A duhet te jete ne thelb te kesaj pune edhe pasioni Ju vete permendet disa shembuj pak me parehellip
Natyrisht qe te dyja anet jane shume te rendesishme. Por reforma eshte nje vullnet politik. Ajo ka te beje edhe me filozofine e qeverisjes. Nuk dua ti bej apologji ketu askujt por fakt eshte qe kjo eshte iniciative e vete Kryeministrit Berisha. Kjo lloj filozofie eshte aplikuar edhe ne shume ministri te tjera me buxhet ku e ku me te larte. Ka mbetur vetem Ministria e Kultures e cila administron vetem fundin e thesit. Me duhet te them se administrata shqiptare shpeshhere eshte treguar shume e ngadalshme. Eumlshte dashur nje vit per ta sjelle projektin ne Kryeministri e per te shnderruar me pas ne VKM. Per fat tani eshte ne Kryeministri.
Prisnit me shume nga koleget e rinj
Eumlshte nje diskutim i vjeter. Gjithnje brezi qe iken e kritikon brezin qe vjen. Ky i fundit e shikon brezin paraardhes si pengese apo bartes te mentaliteteve te vjetra. Une nuk mendoj se vija kalon nepermjet moshes. Sidomos ne fushen e monumenteve ajo kalon vertikalisht dhe jo horizontalisht. Ose me sakte ajo kalon mes atyre qe vijne nga dashuria per artin e kulturen traditen per historine dhe atyre qe vijne per ta perdorur ate per perfitime personale. Une nuk e konceptoj se si parate qe jane destinuar per monumentet te zhduken ne xhepat e personave. Eumlshte njesoj si nje mjek ti vjedhe ilacet pacienteve te vet. Kjo eshte gjendja sot. Une jam i bindur se kjo gjendje per fat te mire do te marre fund shpejt. Reforma jo vetem qe do te bazohet mbi filozofine e aksionit por ka si nje element te saj kryesor edhe perzgjedhjen e personelit. Nuk mund te punojne si restaurues njerez qe nuk kane formimin perkates po keshtu edhe arkeologe. Nuk mund te jete si sot. Ne kemi gati 30 arkeologe qe paguhen nga sistemi i Ministrise se Kultures. Asnjeri prej tyre nuk eshte i njohur. Shume pak prej tyre kane bere germime arkeologjike. Ky eshte nje anakronizem qe e provoi veten jo vetem si deshtim por edhe si shkaterrim. Kjo periudhe e erret duhet te marre fund. Reforma eshte nje operacion i domosdoshem per te eliminuar nje te keqe te madhe.
Sidomos ne nje pjese te madhe te shtreses se mesme ne ate pjesen kryesisht apolitike apo ne pjesen qe nuk voton politika ka lene nje shije te keqehellip
Ketu te ne eshte edhe problemi i politikes qe nisi si mision. Ne ne fillim u nisem si prifterinjte per te shpetuar shpirtrat e njerezve. Keta na shohin ose duan te na shohin ende si te tille. Ky eshte nje defekt i madh i mentalitetit. Ky mentalitet mbisundues nuk e shikon politikanin si profesionit apo si njeri me te metat dhe te mirat e tij por nenkuptohet nje politikan i varfer mundesisht me biciklete qe mundesisht e mbyll dyjaveshin me borxhe e keshtu me radhe. Nga ana tjeter as nje shqiptar nuk e voton kete tip politikani. Nese kemi ndonje shenjtor ne politike te jeni te sigurt qe ai nuk merr asnje vote nga shqiptaret. Ky eshte nje qendrim me te cilin me se shumti duhet te merren sociologet. Nese ka nje shprehje qe na shkon me per shtat ne shqiptareve eshte Cdo popull meriton qeverisjen qe ka. Te pakten tani kemi privilegjin e madh qe te zgjedhim vete qeverine tone. Une nuk mendoj se manipulimet ne zgjedhje kane qene te asaj shkalle sa qe te permbysnin rezultatin e zgjedhjeve. Nese populli eshte i vendosur te heqe nje qeveri atehere kjo ndodh sikurse ndodhi ne vitin 1992 apo ne 1997-n. Ketu nuk ka se si te ndikojne manipulimet. Ndryshe nga keto kohe shqiptaret nuk votojne me ne menyre radikale thuajse plebishitare. Per kete arsye politikani eshte vulnerabel ai seshte bere ende profesionist burimi i tyre eshte spontan. Cdo parti rinovohet me te panjohur qe shkojne serish drejt anonimatit. Ne ne fakt zerat autoritare ne politike i kemi qe nga viti 1991. Vetem pak gje ka ndryshuar ne eliten politike qe nga 1991. Mentaliteti mbizoterues ka edhe te keqen se e ben politiken te jete karizmatike populiste dhe pak profesioniste. Ne akoma nuk kemi nje shkolle te politikes shqiptare. Ky eshte nje faktor. Tjetri eshte mungesa e solidaritetit ne radhet e vete politikaneve. Shume prej politikaneve e kane tepruar natyrisht. Jane shfaqur ne politike me pasuri te medha dhe te shpejta. Kjo shkakton xhelozine brenda klases. Une mendoj se kjo ka shkaktuar mungese solidariteti. Nuk ka ndodhur kjo me mesuesit mjeket gjyqtaret. Sepse ne fund te fundit asnje politikan shqiptar nuk eshte ne opozite. Nuk mund te thuash se Edi Rama eshte ne opozite. Ai eshte sot njeriu me i fuqishem ne pushtetin shqiptar. Ai menaxhon resurset me te medha te lira. Gjithe thesi i bashkise administrohet prej tij. Ai ka gjashte muaj qe menaxhon buxhetin e Tiranes pa u miratuar nga Keshilli Bashkiak. Kjo nuk mund te ndodhe me nje qeveri e cila pa miratuar buxhetin bie automatikisht. Pra kufijte tashme nuk jane ideologjike apo ne alternativa. E gjithe kjo gjendje le te nenkuptohet se lufta politike behet vetem per pasuri. Ne do te ishte ndryshe nese te gjithe duhet te pranonin pozita dhe opozita se jane ne pushtet te dy ne njefare kuptimi fale incentivave fale pagave qe marrin fale lehtesive te tjera. Atehere lufta do te behej vetem per nje rotacion qe ndryshonte vetem fale alternativave. Dhe atehere edhe profesioni i politikanit do te ishte i respektuar si shume prej profesioneve te tjera. Dhe aq me teper ne radhet e tyre do te shikonim me shume solidaritet dhe beteja do te ishte politike dhe jo personale e ndertuar mbi bazen e zilive pasurore dhe vetem mbi te.
Ne kemi pasur deri ne vitin 1944 nje tradite relative te jetes parlamentare dhe te kultures politike. Si e gjykoni klasen e sotme politike ne krahasim me politikanet e asaj kohe
Parlamenti i atehershem zgjidhej me dy radhe. Nuk ishte nje Parlament qe zgjidhej direkt nga populli. Vec kesaj nje pjese e madhe e klases politike shqiptare erdhi nga Parlamenti turk keshtu qe ata sollen me vete edhe ate qe ju ka bere juve pershtypje etiken dhe edukaten por duke sjelle nganjehere edhe konflikte dhe ane negative. Parlamentet e asaj kohe furnizoheshin nga familjet e medha prandaj edhe kemi figura si Eqrem bej Vlora Mithat e Mehdi Frasheri apo Fan Noli e te tjere.
Sot kohet kane ndryshuar. Nuk eshte me masa me te cilen matej kultura njesoj si ne vitet lsquo30. Sot jo detyrimisht duhet te dish latinisht apo greqishte te vjeter apo te flasesh rrjedhshem frengjisht. Tani mjafton te jesh i shkathet dhe te dish disa programe kompjuteri. Une mendoj se nje pjese e mire e brezit qe vjen nga 1991 eshte e kulturuar. Koleget e mi te atyre viteve ishin edhe intelektuale te shquar. Kujtoj ketu Berishen Pashkon Meksin Arbnorin Spahine Zogajn e shume te tjere. Sot nje reliev i tille kulturor eshte me i sheshuar megjithate une do te vecoja Pollon e Bashen.
Po politikanet fare te rinj
Te ministrat nuk shoh shume militantizem. Nje shembull eshte Olldashi i cili flet vetem per punen e tij dhe nuk ben propagande. Kjo ngaqe vjen nga pervoja e vitit 1991. Ajo qe me habit jane vajzat qe vijne nga Perendimi. Ato jane shkolluar andej jane specializuar andej por ndryshe nga sa pritej vijne me nje agresivitet dhe nje fjalor qe eshte skandaloz dhe qe tregon nje regres ne mentalitetin politik.
Perse ndodh keshtu sipas jush
Nje pjese e mire e tyre nuk bejne jete parlamentare te mirefillte me te cilen kuptoj parlamentarizmin e vertete. Ato kujtojne se beteja e mirefillte eshte ne seance plenare. Ne fakt nuk eshte keshtu. Jeta parlamentare ne komisione eshte ku e ku me e hapur tolerante dhe bashkepunuese. Vetem pas kesaj pasi eshte marre vendimi politik ne komisione dilet ne seance plenare. Kete partite e perdorin per te mbajtur fjalime dhe per te bere propagande me qellim qe te mos humbasin zgjedhesit e tyre. Pastaj ka edhe nje element tjeter. Keshtu si po shkojne zgjedhjet pra jo me diferenca te medha partite e dine se ne fund do te vendosin militantet nje 4-5 perqindesh qe priret ta shohe betejen politike si betejat e gladiatoreve. Kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi por te ne behet me e eger. Per mua eshte kopjimi ne menyre teatrale dhe vulgare te pjeses militante te politikes.
Perplasja mes dy lidereve Berishes dhe Rames eshte thuajse e perditshme Ka njerez qe mendojne se tashme eshte tejkaluar caku i nje debati normal politik mes alternativash dhe tashme perballja mes tyre eshte personalehellip
Per mua nuk eshte ceshtje alternativash sepse Rama nuk ka asnje alternative. Ai eshte shnderruar ne nje kryetar te Bashkimeve Profesionale dhe nxjerr ne rruge PS-ne me parulla te tilla si Duam pune Duam buke te cilat i takojne sindikatave por jo partive politike. Nuk ka asnje vend te botes qe te ndodhe kjo. Kjo ben qe ne raport me Berishen i cili merret me probleme konkrete te shtetit me rruget NATO-n vizat BE-ne dhe ka rezultate konkrete nga ana e PS nuk kemi asgje te re vetem kutite. Duke dale mbi Kushtetuten Rama me sa duket po kerkon qe te jete mbreti i ardhshem i Shqiperise.
Ky eshte mendimi juaj megjithate opozita nuk eshte vetem Ramahellip
Opozita ka vetem nje vend ne Parlament ne komisionet e tij te korrigjoje ligjet te beje presionet mbi qeverine. Ne fund te fundit kjo matet me vota. Cdo levizje jashte Parlamentit eshte e demshme sikurse eshte e demshme marrja persiper e rolit te sindikatave. Kjo eshte e demshme dhe per vete opoziten sepse vihet ne nje situate qesharake.
Ju keni nje histori te gjate uljesh e ngritjesh ne marredheniet tuaja me Kryeministrin aktual. Mund te na e permblidhni shkurtimisht
Kjo ka ardhur nga marzhi i lirise qe i kam caktuar vetes dhe nga fakti qe nuk kam menduar per karriere. Gjithnje kam thene ate qe kam menduar. Disa here kam pasur te drejte here te tjera e kam pasur gabim. Por nuk jam penduar. Kjo eshte arsyeja qe kemi gjetur gjuhen e perbashket ne momentet me te veshtira. Kemi qene bashke ne 1990-n ne 1997 dhe kemi qene ne te dy qe kemi marre vendimin per zgjedhjet e parakohshme bashke me Zogajn e Frangajn. Pastaj kemi gjetur socialistet. Me 5 mars arritem kompromisin per Qeverine e Pajtimit Kombetar dhe zgjedhjet e parakohshme. Ka edhe shume raste te tjera ku kemi qene ne nje mendje. Sot jemi bashke per nje detyrim timin reformen ne fushen e trashegimise. Nuk nderhyj ne ceshtjet e tij politike dhe te administrates dhe besoj se kemi marredhenie shume te mira. Ka ndikuar edhe mosha sepse reflekton edhe mbi gjerat qe duhej te kishim bere apo jo. Mosha i qeteson pasionet dhe meson se njeriu ne jete paska shume pak miq. Sidomos vitet pas lsquo90 i provuan njerezit. Une jam i lumtur qe i jetova keto vite. Nuk e di se si ishte jeta jone ne ate limontine e socializmit. Ne kete rast kam nostalgji per miqte dikurshem disa prej te cileve nuk jane me.
Ndonje gabim i juaji
Kam gabuar kur shkova te Ramiz Alia sepse ishte nje akt teatral sepse nuk kishte asnje kuptim. Por ishte nje akt pasionant qe ishte i lidhur me te gjithe atmosferen e kohes e cila ishte shume tragjike. Sot do te mendoja ndryshe por keshtu ishim atehere. Ne ne politike hyme nga shkenca nga debatet e vogla ne auditore apo ne ambiente te ngushta per motive shume here me te vogla pavaresisht se ne asokohe na dukeshin te rendesishme. Po keshtu vajtja ne Beograd ishte nje hap i nxituar nje lloj diletantizmi ndonese ne shkuam atje per te takuar forcat progresiste si Xhinxhici i cili u shpreh per pavaresine e Kosoves. Ne nuk patem fare lidhje me Miloshevicin apo Shehshelin e te tjere. Ndonese u nxituam synimet tona ishin pozitive. Ne donim te tregonim se ishim te hapur per dialog me forcat progresiste.
Keni ndonje gje qe ju ka mbetur merak ne politike Ndonje gje qe mund te benit ndryshe apo ndonje gje qe nuk e keni bere farehellip
Ne politike si ne jete nuk mund te kthehesh pas. Nuk kam asnje merak. Ajo qe kam fituar eshte qe eci i vetem ne rruge edhe ne mes te nates. Marr pershendetje miqesie nuk kam armiq Ndonjehere degjoj edhe ndonje romuz por kjo nuk me merzit edhe aq shume. Me qeteson fakti qe ka ardhur kjo dite kur edhe nje qytetar i thjeshte qe mbase nuk ka kontribuar fare per arritjen e demokracise eshte ne gjendje te kritikoje pa teklif nje njeri si une qe kam dhene shume per kete dite. Me gezon fakti qe ky njeri qe dikur dridhej kur kalonte para policit te diktatures pa le pastaj para ndonje te madhi te Byrose tani eshte krejt i lirshem te shprehe mendjen e vet qofte edhe te gabuar.
Lidhjet me Elbasanin
Elbasani eshte qytet i veshtire sepse njesoj si Shkodra. Keto dy qytete nuk bejne profete brenda por jashte tyre. Ka nje lloj indiference atje pavaresisht se eshte qyteti i Normales dhe i arsimit patriotizmit kultures. Kjo nuk me ka penguar qe ta quaj veten elbasanas si nuk ka penguar para meje Buden Popen Ceken Shuteriqinhellip Atje e ndiej veten mire. Njerezit kane nje dashuri qe e shprehin hapur por nuk te votojne. Elbasani i do por nuk i voton elbasanasit. Ky eshte nje problem i tyre.
Biseda vazhdon edhe per pak minuta. Tani po flasim per preferencat e profesor Cekes ne poezi ne muzike per kohen e lire. Por befas bie telefoni. Profesori ngre supet duket se eshte nje telefonate nga lundra e tij e dyte nga arkeologjia. E leme bashke qetesine qe mbizoteron ne zyren e tij te improvizuar dhe perpihemi me njerezine ne rremujen e bulevardit te madh.