E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balli Kombetar Demokrat merr Arkiven 50-vjecare

Aktiviteti Diaspora sjell ne Tirane dokumentacionin e aktivitetit ne SHBA

Balli Kombetar Demokrat mori dje ne dorezim arkiven 50-vjecare te aktivitetit te vet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne ceremonine e mbajtur me kete rast Artur Roshi kreu i PBKD-se ka vleresuar ngjarjen ne fjale si nje moment i vecante per historine politike te Shqiperise e cila ka vuajtur mangesine e dokumentacionit. Me ne fund kjo arkive e kthyer ne Shqiperi po kthen kujtesen e historise demokratike te nje Partie me tradite kombetare. Kjo arkive eshte nje deshmi e rruges se gjate te nacionalisteve shqiptare drejt demokracise u shpreh Artur Roshi. Lidhur me kete gje kreu i komitetit te partise ne diaspore Nihat Bakalli ka nenvizuar faktin se arkiva po i dorezohet pikerisht PBKD-se nje aludim ky per rivalitetin edhe mes siglave te partive qe perfaqesojne nacionalizmin tradicional shqiptar. Sic e shihni Arkiva e Ballit ne mergim i dorezohet Ballit Kombetar Demokrat tha Bakalli i pranishem ne ceremonine e dorezimit te materialeve ne seline e PBKD. Nderkohe njoftimi bere nga PBKD ka percjelle edhe disa te dhena me interes te gjere lidhur me historikun e kesaj force politike. Keshtu Partia e Ballit Kombetar Demokrat u krijua nga Midhat Frasheri dhe perkrahesit e tij Me 31 dhjetor 1945 ne Rexho Emilio te Italise. Nje vijimesi historike qe mori nje goditje me vdekjen e Frasherit ne 1949-N. Sipas Roshit arkiva perfshin dokumente gazeta leterkembime libra etj. Ky material u mblodh nga Vasil Andoni sekretar i pergjithshem. Jemi te sigurt se ky material do tu shkoje ne ndihme jo vetem historianeve te paanshem por dhe anetareve te thjeshte te Ballit dhe publikut te gjere duke nxjerre te verteten e Ballit ne Shqiperi e mergim u shpreh Nihat Bakalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›