50 vjet karriere për Ibrahim Madhin

A mund te kuptohet violina veçmas Ibrahim Madhit?! Me sa duket jo, pasi prej 50 vitesh, ky instrument është bere njësh me karriren e një prej violinisteve me te njohur shqiptare. Pikërisht ne këtë përvjetor, Ibrahim Madhi, ngjitet ne skenën e Akademisë se Arteve ne një koncert kushtuar karrierës se tij, ku mes pjesëve me te njohura, do te interpretojnë edhe Kastriot Tusha apo Isak Shehu. Një premiere do te jete ne këtë koncert karriere, edhe një pjese muzikore e krijuar enkas për Ibrahim Madhin, nga kompozitori Fatos Qerimaj. Koncerti ka mbledhur kështu miq dhe artiste te vjetër, qe kane shoqëruar karrierën e Ibrahim Madhit, ndërsa për te rinjtë, violinisti lë një mesazh: "Te dëgjojnë artiste te mëdhenj dhe me pas te reflektojnë për rrugën e tyre ne boten e mrekullueshme te violinës".
Shpërndaje