Kineasti francez mbi filmin shqiptar

Është hera e katërt qe vjen ne Shqipëri, qe nga eksperienca e pare e tij ne vitin 1991. Zhan Filip Larosh, një nga producentët me te njohur jo vetëm te kinemasë franceze, duket se ka një afeksion te veçante për kulturën e shqiptareve. Duke folur për Vizion Plus, si i ftuar ne edicionin e tete te Festivali te Filmit me metrazh te shkurtër, Larosh, i cili ka bashkëpunuar me një nga emrat ikone te kinematografisë franceze Klod Shabrol, rrëfen për eksperiencën me te, por edhe për bashkëpunim me aktorin e njohur hollivudian Kevin Klajn. E duke iu referuar kinemasë, edhe pse e pranon se nuk ka pasur mundësi te shohë shume filma shqiptare nga ata qe janë prodhuar vitet e fundit, producenti i njohur Larosh, sugjeron subjekte. Pre te, Shqipëria ka mijëra histori te cilat nuk lidhen vetëm me komunizmin apo emigrimin. Zhan Filip Larosh, numëron plot 26 filma me metrazh te shkurtër dhe te gjate ne karrierën e tij, si producent por edhe si regjisor.
Shpërndaje