Debati mbi gjuhen shqipe

Gjuha shqipe, ajo qe zyrtarisht përdorim qe prej vitit 1972, ka rreth 40 vjet qe nuk rishihet shkencërisht. Debati për mes atyre qe përkrahin standardin e vendosur ne vitin 1972, e atyre qe thonë te kundërtën ka mbetur shpesh ne nivel lokal. Për këtë arsye, Qendra e Studimeve Albanologjike organizon nga data 15 dhjetor, një simpozium mbi gjendjen e sotme te gjuhës dhe pasurimit te standardit. Simpoziumi shkencor, i cili do te përfshijë gjuhëtaret nga te gjitha trevat shqipfolëse e do te zhvillohet për tre dite radhazi, ne qytetin e Durrësit, ne një pjese te referateve parashikon trajtimin ne gjerësi te te gjitha problematikave qe kane lindur me standardin.
Shpërndaje