"Vejusha Gazmore" ne TKOB

"Vejusha gazmore", kjo pjese kaq e njohur ne skenat ndërkombëtare, pritet te vije si premiere absolute ne Teatrin kombëtar te Operës dhe Baletit ne Tirane. Opera me tre akte, vjen nen regjine e austriakut Kristian Papke, por libreti është përshtatur me emra personazhesh shqiptare, e ngjarje mes Tiranes e Parisit. Edhe kasti i këngëtareve lirike do te jete i gjithi shqiptar, duke përfshirë edhe dirigjimin e veprës. "Vejusha gazmore" ngjitet ne skene ne datën 23 te këtij muaji për te vazhduar deri ne 26 dhjetor.
Shpërndaje