E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pro e kundër ndërhyrjes ne gjuhën standarde

Mangësitë ne shqipen standarde dhe problemet qe mbart ajo sot nuk janë vetëm pasojë e mungesës se studimit te gjuhës, por edhe e politizimit, i cili ka mbajtur peng një studim te mirëfillte te gjuhës standarde. Kjo është një nder arsyet qe radhit akademiku Bahri Beci, ndërsa bën një panorame mbi problemet aktuale qe mbart gjuha standarde ne ditët e sotme. Edhe studiuesi Kolec Topalli e quan domosdoshmëri pasurimin e gjuhës shqipe, sidomos me pasurinë e madhe leksikore e frazeologjike te disa shkrimtareve gege qe janë luftuar nga regjimi komunist, mes tyre emra si Fishta, Konica, apo Camaj. Komentet e akademikeve u bene gjate konferencës gjuhësore qe po mbahet ne Durrës lidhur me problemet ne standardin e sotëm te shqipes. Ky simpozium i pritur dhe ideja e prekjes se stanarit, është kundërshtuar një dite me pare, nga ai grup i gjuhëtareve qe janë kundër ndërhyrjes ne standardin e vendosur gjate Kongresit te vitit 1972.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›