E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Gjuha ime e preferuar, ajo e bashkimit

TIRANË Replikat mes Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli kanë tërhequr vëmendjen edhe të ndërkombëtarëve. Gjatë një vizite në Shkodër, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi është pyetur mbi konfliktin mes presidentit dhe kryeparlamentares. Për Ambasadorin Sequi, gjuha e tij e preferuar është gjuha e bashkimit. “Mesa kam kuptuar, është një debat për gjuhën dhe ju e dini që motoja e BE- së është ‘Të bashkuar në diversitetin tonë’, që do të thotë: Kemi gjuhë të ndryshme, por sërish e kuptojmë njëri-tjetrin. Në qoftë se më pyet se cila është gjuha që kam më shumë qejf dhe nuk e di në qoftë se është pjesë e pyetjes suaj, unë përgjigjem tepër thjesht: Gjuha ime e preferuar është gjuha e bashkimit”, - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›