Policia ndalon 2 klandestinë afganë në Vlorë
Policia në qytetin bregdetar të Vlorës, ka ndaluar dy shtetas afganë në një autobus, ndërsa destinacioni i tyre ishte Italia. Burimet policore pohojnë se ndalimi është kryer ditën e sotme, teksa të huajt ishin të fshehur në një autobus.
Klandestinët afganë, sipas uniformave blu, mësohet se udhëtonin drejt Italisë dhe kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar. Ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera, sikundër dhe identiteti i tyre.
Për drejtuesin e automjetit, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.