Shkatërron stolat e lulishtes, arrestohet
Shkodër – Pak orë pasi janë mbyllur festimet e karnavaleve, një makinë e paidentifikuar ka hyrë në zonën e festimeve (e cila është e ndaluar për automjete) dhe ka marrë përpara thuajse gjysmën e stolave të pushimit. Prishja e tyre është përforcuar edhe më tej nga disa individë të papërgjegjshëm që i kanë shkatërruar tërësisht vend-pushimet e qytetarëve.
Veprimi ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, aty ku festohej dhe policia ishte në gatishmëri. Prishja e investimeve të bëra me paratë e taksapaguesve që janë vetë qytetarët shkodranë nuk është e hera e parë që ndodh. Kjo pasi këto raste janë disa herë të përsëritura, por që ndryshe prej të tjerave, ky i fundit është lehtësisht i zbulueshëm.
Sipas policisë, lidhur me këtë ngjarje është bërë arrestimi i shtetasit Ferdinand Prroni, 23 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg. Arrestimi i tij u krye pasi ky shtetas duke ecur me mjetin e tij Mecedez në rrugën pedonale Kolë Idromeno në lagjen Vasil Shanto, Shkodër ka prishur dhe dëmtuar stolat dekorativë që ndodheshin në të. Për zbulimin e autorit, policia u është referuar dhe kamerave të sigurisë që kanë disa subjekte private në këtë rrugë. / Anila Dushi