500 mije euro kokaine nga Bolivia ne Durres

Operacion mes Holandes e Shqiperise ne pranga dy trafikantet dhe sekuestro kokaines destinacioni i fundit i te ciles duket se ishte Tirana
U nisen ne Bolivi destinacioni Durres. Kane qene 8 kg kokaine e cila ka kaluar Oqeanin Atlantik duke pasur si destinacion Durresin. Vlera e Sasise se sekuestruar ka kapur vlerat rekord per Shqiperine te mbi 500.000 Euro. Ka qene nje pune intensive e koordinim shume i mire i Prokurorise Shqiptare ne bashkepunim me ate te autoriteteve Gjyqesore te Holandes. Ky hetim ka filluar nje muaj me pare kohe kur autoritetet Holandeze kane identifikuar lenden narkotike te gjendur ne nje ngarkese qe kishte si pike mberritje Shqiperine. Ky eshte hetimi me i rendesishem per Prokurorine e Pergjithshme kjo jo per faktin e bashkepunimit te suksesshem nderkombetar dhe te koordinimit shume te mire te strukturave ligj zbatuese ne Shqiperi. Por per faktin se kjo eshte sasia me e madhe e kokaines e sekuestruar ne territorin e Republikes se Shqiperise. Pas nje muaj kontakt te vazhdueshem midis dy autoriteteve dje eshte bere finalizimi i operacionit te koduar Kontenieri Latin.
Bashkepunimi
Prokuroria per Krime te Renda ne bashkepunim me Drejtorine kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe Degen e Doganes Durres realizuan fazen permbyllese te nje hetimi. Kjo ceshtje kishte me se nje muaj qe po hetohej nga Prokuroria e Pergjithshme Shqiptare ne bashkepunim me ate te Holandes. Pavaresisht se autoritetet Holandeze ne baze te hetimeve te kryera ishin ne dijeni se ne portin e Roterdamit ekzistonte nje ngarkese prej 8 kg kokaine e fshehur ne paletat e nje ngarkese me thase orizi e cila ishte nisur nga qyteti Santa Cruz i Bolivise me destinacion portin e Durresit nuk kane nderhyre. Kjo pasi Prokuroria e Pergjithshme Shqiptare ne bashkepunim me ate Holandeze kane autorizuar lejimin e metodes se posacme te dorezimit te kontrolluar. Ne menyre qe tiu jepej mundesia qe te zberthej me tej procesi i transportit dhe te mos zbuloheshin vetem korrieret por marresit e lendes narkotike. Strukturat antidroge te Policise se Shtetit ne bashkepunim me sherbimin doganor dhe ne kontakt te vazhdueshem me Prokurorine realizuan permbylljen me sukses te ketij hetimi. I gjithe ky operacion ka ndodhur ne mbeshtetje te Protokollit te dyte shtese te Konventes se Keshillit te Evropes Per ndihmen e ndersjelle juridike ne fushen penale. Ne perfundim te ketij operacioni eshte arrestuar ne flagrance Ergys Salku 23 vjec lindur e banues ne Tirane dhe eshte leshuar nje urdher ndalimi i menjehershem per Eduard Pelushin 37 vjec nga Tirana.
Kontenieri Latin
Kokaina qe ka mberritur ne Durres eshte nisur nga Amerika e Jugut duke pershkruar gjysmen e globit per te mberritur ne Shqiperi. Gjate periudhes se tranzitimit te ngarkeses ajo ka ndaluar ne disa shtete te Evropes por kane qene autoritet Holandeze ato qe ne Roterdam kane pikasur lenden narkotike. Pas nisjes nga Roterdami per ne LaValeta Malte dhe deri ne mberritjen ne Durres jane mbajtur kontakte te vazhdueshme midis autoriteteve holandeze malteze dhe Zyres se Marredhenieve Jurdiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme. Ne kontenieri e nisur nga Santa Cruz i Bolivise te futura ne disa paleta me thasete mbushura me oriz ishin fshehur 8 kg lende narkotike e njohur si Kokaine. Vlera e kesaj ngarkese kap nje vlere ne tregun Shqiptar prej rreth 500.000 euro.
Mbetet akoma mister fakti se nese kjo sasi droge kishte si destinacion tregun vendas apo ishte e destinuar me pas per te kaluar kufirin Shqiptar drejt tregut fqinj ose per ne vendet e Lindjes.