E Shtunë, 31 Tetor 2026

Piramida Miraka kunder Topit U be pale me komunistet

Instituti i Integrimit te ish-te Persekutuarve dhe te Burgosurve Politike permes drejtorit Simon Miraka kritikoi dje qendrimin e Presidentit Bamir Topi ndaj ceshtjes se Piramides i cili kerkoi referendum per shembjen ose jo te godines. Duke e cilesuar shfaqjen e tij ne nje emision televiziv si nje nostalgjik mjeran i komunizmit z. Miraka denoncoi.

Bamir Topi u shfaq para shqiptareve si nje nostalgjik mjeran i mauzoleut te diktatorit. Z. Topi u shfaq para shqiptareve si nje nostalgjik mjeran i varrit te pambyllur te persekutorit tone. Z. Topi u shfaq para shqiptareve si nje nostalgjik mjeran i diktatures ndersa mori ne mbrojtje pjesen e mbetur te germadhes se tij ne qender te Tiranes. Eumlshte nje deklarate qe atij duhet ti skuqet faqja - tha z. Simon Miraka. Kreu i Institutit te Integrimit te ish-te Perndjekurve Politike denoncoi deklaraten e Topit kur foli per shpenzime duke iu kunderpergjigjur se i gjithe realiteti flet per nje kursim te ndjeshem dhe per nje perfitim te madh qe shoqeria shqiptare do te kete me ndertimin e Parlamentit te kombit ne vend te mauzoleut te diktatorit. Miraka shtoi me tej Z. Topi u shfaq para shqiptareve indiferent ndaj detyres ndersa nuk shpjegoi se sa perfiton drejtesia shqiptare qytetari shqiptar me sistemimin e nje pallati drejtesie ne qender te Tiranes. Zoti Topi ne linjen e qendrimeve te tij eshte shfaqur edhe me pare si demtues i imazhit dhe perceptimit te drejtesise ne vend si mbrojtes i persekucionit ndersa vleresoi me dekorime ushtruesit e diktatures ndaj shqiptareve hetues dhe prokurore te eger te regjimit komunist. Simon Miraka perfundoi duke i vene ne dukje kreut te shtetit Vazhdon te emeroje ne sistemin e drejtesise njerez pa integritet emra e mbiemra qe kullojne gjak dhe qe rendojne mbi plaget tona. Sa shume me djemte e Bllokut po ngjason zoti Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›