E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta Xhacka te tregoje lidhjet me Gjallicen

14/10/2010Partia Demokratike

Partia Demokratike ka akuzuar diten e djeshme deputeten e Partise Socialiste Olta Xhacka si perfituese e parave qe firma piramidale Gjallica u vodhi shqiptareve gjate viteve 90. Zedhenesja e PD-se Albana Mustafaraj duke iu drejtuar ne distance ligjveneses socialiste kerkoi qe Xhacka te sqaroje perpara opinionit publik lidhjet e saj me firmen piramidale Gjallica. Publiku shqiptar kerkon te dije nese eshte shkolluar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me parate e firmes kjo zonje qe njihet si Miss Gjallica dhe cfare pasurish trashegon nga firma Gjallica - tha Mustafaraj. Zedhenesja e selise blu kerkoi nga Xhacka te tregoje nese nje pjesetar i familjes se saj ka lidhje me trafikun e femijeve. Po ashtu Mustafaraj kerkoi te dije se me cfare parash eshte ndertuar ne Tirane vila trikateshe me siperfaqe mbi 800 metra katrore e shitur ne vitin 1999 per nje vlere prej 100 mije dollare. Ne emer te Partise Demokratike zonja Mustafaraj i beri thirrje deputetes Olta Xhacka te pergjigjet publikisht per akuzat ne fjale pasi eshte me rendesi per transparencen e fakteve perballe publikut shqiptar dhe elektoratit ne Korce qe i dha voten per te qene ne Kuvendin e Shqiperise. Demokratet kerkojne qe opozitarja Xhacka tu pergjigjet ketyre pyetjeve per te sqaruar pozicionin. Percjellesja e qendrimit zyrtar te forces me te madhe ne mazhorance ka ngritur keto pyetje ne adrese te deputetes se opozites e cila eshte teper e angazhuar ne jeten politike te Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›