Basha Kabashit Tolerance zero ndaj krimit te organizuar
Duhet tolerance zero ndaj krimit te organizuar qe vepron midis dy vendeve Shqiperi Kosove. Ky ishte objekti i bisedes ne takimin qe ministri i Brendshem Lulzim Basha pati dje me prokurorin e Pergjithshem te Kosoves Ismet Kabashi i cili gjendet per nje vizite zyrtare ne Tirane ne krye te nje delegacioni. Ministri Basha dhe prokurori i Pergjithshem i Kosoves Kabashi bashkebiseduan per ceshtje te bashkepunimit nderinstitucional shkembimit te informacionit te funksionimit te shtetit ligjor dhe organeve te hetimit ne Kosove etj. Basha e njohu kryeprokurorin Kabashi me arritjet me te rendesishme te Shqiperise ne procesin e integrimit ne kuader te te cilit theksoi rendesine e luftes me tolerance zero kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme korrupsionit e ne vecanti te luftes kunder pastrimit te parave nje faze e re e luftes kunder krimit te organizuar. Basha dhe Kabashi shprehen ne takim angazhimin per thellimin e bashkepunimit ne lufte kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme dhe pastrimit te parave.