E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria hetime per kontrabanden e naftes Prifti te deshmoje ato qe di

Nje hetim per kontrabanden e naftes ka filluar nga organi i akuzes dhe njesite speciale. Prokuroria e Tiranes dhe njesia Task-Force kunder Krimit Ekonomik kane nisur hetimet per kontrabande nafte mbi akuzat e leshuara nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Zyrtarisht nga prokuroria u tha se organi i akuzes po nis hetimin e ceshtjes per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe kontrabandes se naftes. Nder veprimet e para te task-forces mesohet se do te jete thirrja ne prokurori e deputetit Dritan Prifti. Sipas prokurorise Prifti ka dijeni per rrethanat e ceshtjes se hetimit ndaj duhet te jape shpjegime ne cilesine e personit qe ka dijeni. Ne njoftimin e saj Prokuroria e Pergjithshme rikujton edhe nje here se vlereson dhe se eshte gjithmone e vemendshme ndaj akuzave per korrupsion apo per shperdorim detyre te cilat zbulohen ne faqet e medias si dhe nga qytetare te thjeshte apo te veshur me pushtet politik sikunder ishte edhe rasti i ish-ministrit Dritan Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›