Maskat qellojne me arme fugonin
Nje grabitje me maska dhe me arme ka bere qe banoret e zones se Mirdites ta shikojne aksin rrugor Mirdite ndash Kurbnesh te pakalueshem. Prej shume vitesh ne ate rruge nuk ishin shfaqur maskat te cilat kryesisht gjate trazirave te 97-se kane terrorizuar kalimtaret por ngjarja e djeshme ka rikthyer serish historine e dhjetera njerezve te vrare ne ate rruge. Sipas policise lokale persona ende te paidentifikuar te cilet kane qene te maskuar dhe te armatosur i kane zene prite fugonit te linjes Rreshen-Kurbnesh me targe Mirdite 20 55 A edhe pse ne ate cast ne automjet udhetonin vetem shoferi me dy pasagjere. Nen kercenimin e armes grabitesit i kane marre nje shume lekesh dy pasagjereve si dhe aparatet celular drejtuesit te fugonit e me pas jane larguar. Sipas policise autoret nuk kane qelluar me arme zjarri per pasoje nuk ka pasur te demtuar. Te njejta burime bejne me dije se vijojne hetimet per identifikimin ne baze te deshmive te drejtuesit te mjetit dhe pasagjereve si dhe kapjen e autoreve. Policia e Lezhes ben te ditur gjithashtu se jane shoqeruar disa persona te cilet mendohet te kene lidhje me kete ngjarje.