Baldushku, “i pasur” jo vetëm me thesarin e Vrapit
18/01/2011 Një varr dhe vendbanime të periudhës romake janë pjesë e zbulimeve të bëra së fundi në zonën e Baldushkut. Zona e shtrirë në juglindje të Tiranës, e njohur deri tani në historinë e arkeologjisë për thesarin e Vrapit tani i shton listës së pasurisë nëntokësore të tjera dëshmi.
Kërkimet janë përqendruar në të gjithë zonën duke shkelur të gjithë fshatrat me radhë dhe vendet e mundshme ku mendohet se mund të ketë gjetje arkeologjike. Gjatë këtyre hulumtimeve u pa se zona ishte shumë e pasur me banime të periudhës romake, kryesisht të shekullit II – III m. Kr. Ndër gjetjet më të fundit është varri i zbuluar në Baldushk.
“Varri i takonte viteve 230-300 m. Kr., dhe kishte një inventar të pasur me objekte qeramike e hekuri”, shprehet Muçaj, “ai ishte i ndërtuar me ristela të marra nga një varrezë e fundit të shek. I dhe fillimi i shekullit II m. Kr., në afërsi të qytetit të Durrësit ose në ndonjë qendër tjetër të panjohur deri më sot që i përket kësaj periudhe”.
Sipas Muçaj, varri i gjetur në Baldushk nuk është diçka e shkëputur, por i përket kësaj zone të pasur me vendbanime romake. Deri tani është parë se pjesa më e madhe e luginës ka gjurmë banimi të po kësaj periudhe.
Gjetjet e bëra në këtë zonë pohohen nga prof. dr. Skënder Muçaj, i Institutit të Arkeologjisë, i cili së bashku me prof. dr. Perikli Qirjazi dhe as. prof. dr. Skënder Sala kanë ndërmarrë kërkime arkeologjike në kuadrin e studimit të zonës midis Matit dhe Shkumbinit, zone e cila është përcaktuar si treva kryesore e Arbërisë.
“Gjatë kësaj periudhe kemi qëndruar në komunën e Baldushkut në afërsi të Tiranës, pak e njohur nga ana arkeologjike përveç thesarit të Vrapit dhe dy-tre objekteve të dala rastësisht që ndodhen sot në Muzeun Arkeologjik të Tiranës”, vëren Muçaj.
Me interes në këtë zonë kanë qenë edhe gjetjet në fshatin Koçaj, aty ku dikur janë gjetur bazamentet që i kushtoheshin Dioskurëve. “Në një sipërfaqe tepër të madhe, por në një terren, sot tepër të degraduar, u gjet një material i pasur që fillonte nga periudha e bronzit e përfundonte në periudhën osmane”. Më të rëndësishme në këto gjetje ishin ato të periudhës helenistike dhe disa fragmente qeramike (amfora korintike) të shek VI - V p. Kr. Po në këtë zonë u gjet dhe një furrë për pjekjen e qeramikës, sipas Muçaj furra mund të jetë e shek. IV m. Kr., meqenëse kësaj periudhe i përket një pitos i gjetur po aty.
“Edhe aty ku dikur ishin gjetur dy relievet mundëm ta pasurojmë me qeramikën që i përkiste po kësaj periudhe”, u shpreh Muçaj.
Me interes në zonën e Baldushkut deri tani është edhe një vendbanim i antikitetit të vonë në vendin e quajtur Isros. Toponimi i ruajtur në këtë zonë i shtohet fondit të trashëgimisë së gjuhës shqipe nga origjina e saj e hershme indoevropiane. Fjala isros ka hyrë në gjuhët kryesore evropiane nëpërmjet greqishtes së vjetër, ndërsa mënyra se si ajo ka hyrë në gjuhën shqipe ngelet ende detyrë e gjuhëtarëve tanë.
Gjatë kërkimeve në terren që janë në përfundim e sipër, Muçaj thekson se është mundur të shihen një numër i madh vendbanimesh të shekullit XIII - XVII ose XVI - XVIII, të cilat sot janë braktisur. “Gjatë kësaj kohe jemi përpjekur të bëjmë identifikimin e këtyre rrënojave me regjistrat përkatëse të viteve 1431-1432 ose të vitit 1583. Me gjithë vështirësitë e hasura për arsye se këto emra të fshatrave që janë në regjistër janë zhdukur, ndërkohë jemi përpjekur nëpërmjet kuptimit të tyre që kanë dhe kanë pasur në gjuhët përkatëse (bullgarisht, persisht, greqisht, latinisht etj) ti identifikojmë ato me rrënojat e zbuluara”. Kërkimet e tanishme në këtë zonë, i shtohen atyre të bëra dy vjet më parë në zonën e Vrapit që është pjesë e komunës së Baldushkut.
Në punën në terren në zonën e Baldushkut, grupi i arkeologëve dhe studiuesve është përkrahur edhe nga kryetari i këshillit të komunës, z. Besnik Bali, si dhe nga banorë të zonës. Në përfundim të kërkimeve rezultatet do të botohen në një libër të veçantë ku do të pasqyrohet natyra, ekonomia, lëvizjet demografike, pasuritë etnologjike, etnografike, por pa u futur në historinë e shekullit XX dhe XXI, i cili është objektiv i studiuesve të fushave të tjera.
Vrapi
Fshati Vrap në jug të Tiranës, kufi me rrethin e Elbasanit, ka hyrë në historinë e arkeologjisë shqiptare me gjetjen e thesarit të Vrapit. Ky thesar u zbulua rastësisht në vitin 1902-in, në një arë të fshatit Vrap. Thesari përfshin një sasi togëzash rripi disa të zbukuruara plotësisht disa jo; një kupë, një kanë, disa tasa dhe gota. Pjesë e këtij thesari ishte edhe një kupë, e cila u dërgua në Stamboll dhe një tjetër që u shit në Trieste.
Kjo sasi objektesh tregon për një mirëqenie të avarëve, një fis kalorësish shtegtarë të ardhur nga stepat e Euroazisë. Avarët krijuan gjatë shek VI – VIII m. Kr. një marrëdhënie komplekse me Perandorinë Bizantine, e cila ndonjëherë kishte si qëllim mbrojtjen e kufijve të perandorisë dhe herë të tjera plaçkitjen e po atyre tokave që ata ishin zotuar të mbronin. Për të ruajtur këtë status tributi që i paguante Perandoria Bizantine dhe plaçka e luftës u siguroi Avarëve sasi të mëdha ari dhe argjendi.
Arsyeja se pse një grup kaq i ndryshëm objektesh është grumbulluar së bashku ngelet një mister. Disa studiues kanë sugjeruar se thesari i Vrapit ishte plaçkë lufte e një beteje të ndodhur rreth vitit 680 m. Kr.; midis një prijësi bullgar të quajtur Keuber dhe një prijësi rival avar të quajtur Kagan. Në burime thuhet se pas betejës prijësi fitues Keuberi, e solli thesarin në fushën e Keramisios (zonë që gjendet në Maqedoninë e sotme).
Në fillim thamë fjalën “mister” sepse ka qenë thuajse e pamundur deri sot të zbërthehen rrethanat se si ky thesar përfundoi nën tokën e fshatit Vrap. Disa studiues të tjerë kanë spekuluar se ato i përkisnin një zejtari avar. Megjithatë, pjesa më e madhe kanë rënë dakord se ato një punuar nga një artist provincial bizantin dhe ka shumë mundësi që pjesa më e madhe e tyre të jenë kopje avare e atyre bizantine.
Më 1917-ën J. Pierpont Morgan, ia dhuroi këtë thesar Muzeut Metropolitan të Nju Jorkut, muze në të cilin gjendet edhe sot i ekspozuar.