Kosovë, Prokuroriaheton 133 rasteabuzimi me votën
PRISHTINE- Me nismën e Prokurorisë së Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa i ka proceduar 133 lëndë, të cilat konsiderohet se kanë të bëjnë me abuzimin e votës së qytetarëve gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, ka thënë se këto raste do të shqyrtohen si lëndë me prioritet dhe opinioni do të informohet për rezultatet më 1 shkurt.
“PZAP-ja, duke vepruar sipas kërkesës sonë, na i ka proceduar 133 ankesa që i janë paraqitur bashkë me dokumentacionin përcjellës. Ne, të gjitha këto lëndë, ua kemi dërguar prokurorive kompetente më 5 janar dhe kemi kërkuar që ato lëndë të zgjidhen me prioritet, si dhe kemi caktuar koordinatorin në kuadër të Prokurorisë së Shtetit që do ta mbikëqyrë kryerjen e këtyre çështjeve”, ka thënë Kabashi.
Lidhur me rezultatet eventuale të këtyre hetimeve, opinioni do të njoftohet deri më 1 shkurt, thotë Kabashi. Ai sqaron, po ashtu, se nismën për hetimin e rasteve e ka iniciuar vetë Prokuroria e Shtetit. Ndonëse kallëzime penale kishte edhe pas zgjedhjeve të vitit 2007, Kabashi tregon se Prokuroria nuk ka të dhëna se gjykatat i kanë zgjidhur ato raste.
(m.a/tg/BalkanWeb)