5.5 milionë euro për të trajtuar tumorin
Pacientët, të cilët trajtohen në Shërbimin e Onkologjikut, përveç konsumit të energjive dhe vullnetit të mirë shpenzojnë edhe shumë para. Shteti paguan një kosto të lartë për medikamentet për këtë kategori, por edhe pacientët vetë paguajnë shifra marramendëse për të plotësuar vakumet dhe mungesat, që nuk mund t‘i gjejnë në spital. Shërbimi i Onkologjisë, pak kohë më parë, ka analizuar një grup çështjesh dhe problematikash të lidhura me fushën e terapive kundër tumoreve dhe pacientët që trajtohen në këtë klinikë.
Duke pasur parasysh kërkesat, rritjen e numrit të pacientëve që vuajnë dhe preken nga tumoret, sipas përllogaritjeve të kryera nga studimi, rezulton se duhen të paktën 5.5 milionë euro në vit për të përballuar të gjitha shpenzimet për medikamente.
Ndërkohë që, fitimet e farmacive, nga shitja e këtyre barnave janë të majme. Llogaritjet tregojnë se brenda një viti "xhiro" e parave për blerjen e ilaçeve për tumore kap shifrën e 1 milion eurove.
Barnat për tumoret
Barnat për tumoret janë ilaçet më të shtrenjta, që kushtojnë shumë, por, nga ana tjetër, nuk konsiderohen "çudibërëse". Në disa raste ato shtyjnë jetën për disa kohë, por nuk përjashtohen rastet kur këto trajtime rezultojnë të suksesshme dhe rikthejnë pacientët në jetë normale. Trajtimi i sëmundjeve tumorale është i ndarë në disa cikle, ku secili prej tyre kushton nga 1.5 mijë deri në 3 mijë euro. Çdo vit, fondi për trajtimin e pacientëve me tumore rritet me disa për qind, por, nga ana tjetër, edhe numri i të prekurve shtohet vit pas viti. Nevoja për trajtim për të mbuluar efektet anësore, ose siç quhet ndryshe "terapia e sportit", kap vlerën e 1.55 milionë eurove. Rastet e trajtimit në nivelet vendore nga qendrat e rehabilitimit kapin vlerën e rreth 0.45 milion eurove. Rastet e trajtimit jashtë vendit në Greqi, Maqedoni, Itali kushtojnë 1.2 milionë euro. Barnat e tjera të domosdoshme për terapinë e suportit, që nuk tenderohen në spital, por blihen nga vetë pacienti, kapin vlerën e rreth 1 milion eurove.
Kosto totale e trajtimit vjetor kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.
Onkologjiku
Çdo vit, në pavijonin e Onkologjikut trajtohen dhe ekzaminohen më shumë se njëmijë pacientë. Në studimin e kryer nga Shërbimi i Onkologjisë analizohet periudha njëvjeçare e rasteve të trajtimit të sëmundjeve me diagnozën e kancerit. Është përcaktuar numri total i të sëmurëve për një vit. Janë specifikuar llojet e veçanta të kancerit të ndarë në 24 grupe. Janë evidentuar rastet dhe skemat e mjekimit brenda të njëjtit lloj. Barnat që përdoren në trajtimin mjekësor numërohen të jenë 35. Nga ky studim rezulton se fondi total i nevojshëm i të sëmurëve në këtë studim kap shifrën e 5.5 milionë eurove. Ndërkohë që, sipas përllogaritjeve mesatare të kryera, fatura financiare që do të zgjidhte hallin e pacientëve që trajtohen në këtë shërbim kap vlerën e 10 milionë eurove.
"Sëmundjet kanceroze në vendin tonë sa vijnë dhe shtohen. Nga studimet e kryera janë evidentuar një sërë faktorësh që tregojnë për shtimin e rasteve çdo vit. Pavarësisht shkaqeve objektive dhe subjektive, shifrat e të sëmurëve me kancer janë shtuar", thuhet në studimin e Shërbimit të Onkologjisë.