BSH: Kriza globale, përtej fuqive tona
Banka e Shqipërisë pranon se lëvizja e saj lehtësuese për të ulur normën bazë të interesit funksionoi vetëm pjesërisht duke sjellë kredi më të lira për vetë bankat, por jo për konsumatorët. Banka e Shqipërisë ka mbajtur të ulur normën bazë të interesit dhe inflacionin dy mekanizma që ajo i ka në dorë, por në kohë pasigurish financiare si kjo e tanishmja, interesi i kredive sipas bankës dhe rreziku i moskthimit të kredive nuk varet vetëm nga ky institucion, por dhe faktorë të tjerë në treg. Qytetarët dhe bizneset do të mund të shpresojnë sërish për kredi më të lira vetëm atëherë kur shqetësimet dhe pasiguritë që mbart kriza financiare të jenë zbutur. Interesat e kredive kanë arritur majat në muajt e parë të këtij viti, ku për disa lloje kredish ato gati janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që zhvlerësimi i lekut ndaj euros ka renduar edhe këstet mujore të kredive që duhet të paguajnë qytetarët.