E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdo vit, 80 raste të reja me sëmundje gjaku

Brenda një viti, në spitalin "Nënë Tereza" evidentohen 80 raste të reja me sëmundje gjaku. Shifrat nuk janë shumë të larta, por, nga ana tjetër, trajtimi i këtyre sëmundjeve është tepër i vështirë. Specialistë shqiptarë hematologë dhe dy specialistë të ardhur nga Franca, Ksavier Pivo, profesor në onkologjinë medikale dhe Iris Papa, doktoreshë e shkencave të biologjisë dhe punonjëse në Institutin Kombëtar të Kancerit në Francë, diskutuan mbi bashkëpunimin në këtë fushë. "Sëmundjet malinje të gjakut nuk kanë shpeshtësi në vendin tonë, por rëndësia e tyre është sepse janë sëmundje të rënda, të cilat me gjithë zhvillimet e mëdha në mjekësi, nuk shkojnë mirë", tha shefi i hematologjisë, Pal Xhumari. Sipas tij, qeveria shqiptare dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor kanë përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme dhe medikamentin që shërben për të shëruar një sëmundje malinje të gjakut, që është një sukses shumë i madh. Për sa i përket sëmundshmërisë, kjo varet nga nazologjia dhe zakonisht janë rreth 80 raste në vit.

Përmirësimi i parandalimit, diagnostikimi i hershëm dhe terapi cilësore për të gjithë, por dhe kërkimi i mjeteve më efikase për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancereve, janë disa nga objektivat për parandalimin e këtyre sëmundjeve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›