Klaudio Ranieri, padi Juves pas shkarkimit
Shkarkimi i Klaudio Ranierit, që solli emërimin e Çiro Ferrarës, mund t‘i kushtojë shtrenjtë Juventusit. Trajneri është i gatshëm të padisë klubin në gjykatë, pasi kërkon nga bardhezinjtë që t‘i paguajnë menjëherë rrogën e një viti punë: më saktësisht 3 milionë euro. Në anën tjetër, klubi pretendon se mund të zgjedhë nëse do të vazhdojë ta paguajë Ranierin deri më 30 qershor 2010 (6 milionë euro, duke përfshirë edhe stafin), apo ta "lirojë" menjëherë, duke i hapur rrugën emërimit të tij në një tjetër ekip.