E Shtunë, 31 Tetor 2026

Individët, më të "pasur" se bizneset

Statistikat tregojnë se individët e thjeshtë zënë një peshë më të madhe se bizneset në totalin e kursimeve në lekë te bankat. Sipas Financave, deri në dhjetor 2008, sektori i individëve, zuri nivelin më të lartë të depozitave pa afat në lekë, me rreth 45.3 për qind, ndjekur nga sektori privat, me rreth 44.9 për qind dhe nga ndërmarrjet publike jofinanciare, me 7.9 për qind. Individët dhe sektori privat ishin gjithashtu burimi më i rëndësishëm i depozitave në monedhë të huaj, përkatësisht me rreth 74.3 për qind dhe rreth 21 për qind. Familjarët ishin dukshëm burimi më i rëndësishëm i depozitave me afat në lekë (95.4 për qind e totalit) Në përgjithësi, familjarët përbëjnë pjesën më të madhe (rreth 489 miliardë) të depozitave totale, prej rreth 619 miliardë lekë në muajin shkurt 2008. Ata ndiqen nga sektori privat (107 miliardë), ndërmarrjet publike jofinanciare (16.6 miliardë) dhe autoritetet lokale (3 miliardë). Institucionet financiare kontribuuan me rreth 3.8 miliardë në totalin e depozitave. Gjatë muajit shkurt 2008, krahasuar me një muaj më parë nëntor, niveli i përgjithshëm i depozitave u ul me 6.6 miliardë lekë, si rezultat i rënies së depozitave në valutë dhe rritjes së atyre në lekë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›