56% e pacienteve: Normale shpërblimi për mjekët
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Materniteti i vjetër i Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë” në analizën e tij vjetore në ditën e djeshme është cilësuar nga ministri i Shëndetësisë si model i reformës në Shëndetësi. Drejtori i këtij institucioni, gjenekologu i njohur Halim Kosova prezantoi dje treguesit e performancës së maternitetit si në pikëpamje shëndetësore ashtu edhe menaxheriale. Por ajo që përbënte kureshtinë më të madhe ishin përfundimet e nxjerra nga mbushja e formularëve në një anketim tashmë tradicional, që drejtoria bën me pacientet që marrin shërbim. Me gjithë rezervat që mbart me vete pranimi i një anketimi të tillë, si një matës nga brenda, statistikat janë interesante për të vëzhguar përmes vlerësimit dhe mendësisë së pacientëve, cilësinë dhe korrektesën në ofrimin e shërbimit (gjithnjë si perceptim nga publiku). Drejtori Halim Kosova tha se kjo ishte hera e parë që ai publikonte këtë anketim për median, duke ndjerë rezervat e tij për bësueshmërinë që mund të ketë, kur këto statistika i referon vetë. “Por unë nuk kam pasur qëllim të informoj opinionin, sepse ata e shohin vetë shërbimin me të mirat dhe mangësitë e tij. Kam patur për qëllim të kap nga pacientët atë që nuk shkon,- është shprehur profesor Kosova.
Më pas, shifrat që ai paraqiti flisnin për një opinion dukshëm pozitiv të pacientëve për punën e stafit, por megjithatë, anketimi kishte brenda enigmën e tij: Më shumë se 7/8 e pacienteve, pasi kishin mbaruar punë me spitalin, nuk e kishin rikthyer formularin të mbushur. Ato kishin treguar indiferencë, sipas përkthimit që i bëri këtij lloj abstenimi “në votimin e spitalit”, drejtori Halim Kosova. “Me thënë të drejtën, nuk kam pse ta fsheh, nga 2500 zarfe që iu shpërndanë pacienteve, na erdhën vetëm 300 dhe kjo nuk më kënaqi, mu duk si një lloj indiferentizmi, pavarësisht se ekspertë të huaj më thanë se si fillim, nuk është keq”. Megjithëse mungesa e përgjigjes nuk mund të paragjykohet, edhe mospërgjigjja në vetvete është një përgjigje për institucionin. Por është edhe një përgjigje e një lloji tjetër, që tregon se publiku ynë ende është i rezervuar dhe i tërhequr për të thënë atë që mendon. Sidoqoftë, kjo anketë është një sfidë që Halim Kosova ka ndërmarrë, edhe në drejtim të edukimit të pacientëve, për ti bërë ata të hapur. “Ne kemi ndertuar fletëpalosjen mbi të drejtat e pacientit, kemi vendosur postera sensibilizues nëpër korridore ku u bëjmë thirrje grave që mos neglizhojnë mbushjen e pyetësorëve dhe mos ngurrojnë të shënojnë ato që nuk shkojnë. Sepse vetëm në bashkëpunim, ne do të kemi mundësi të rregullojmë ato që nuk shkojnë,- u shpreh ai.-U kam vënë grave një telefon celular 24 orë në dispozicion që është i afishuar në pikat kryesore.” Ky është një nga momentet më të lehta të faktueshme dhe pika më e hapur e kontaktit, që ne si media gjithnjë e kemi verifikuar.
Rryshfete apo dhurata?
“Doktor Halimi, të duam shumë”. Kjo është një nga shprehjet që mjeku i grave e dëgjon shpesh. Doktor Halimi nuk është megjithatë, një idealist nga ata që nuk e përfillin pagesën e pacientit. Edhe pse ka ndërmarrë një iniciativë për të mbuluar me fondet e spitalit, vaksinimin e nënave me hepatit, që rrezikojnë foshnjat si dhe analizën e rhesus pozitiv, falas, (edhe nëse nënat janë të pasiguruara), këtë ai e ka bërë në emër të shpëtimit të jetëve të foshnjave. Por sakaq, doktor Halimi vazhdon të përsërisë tezën, se paratë që jepen nën tavolinë duhet të dalin mbi tavolinë, që të përdoren pas kësaj aty ku është nevoja. Difekti i vetëm i kësaj deklarate, është se nuk diferencon paratë që jepen nga të siguruarit, që kanë paguar njëherë dhe nuk ka arsye të paguajnë prapë, nga paratë që japin të pasiguruarit të cilat vetëm sa ndërrojnë destinacion. Këtë moment të rëndësishëm të dhënies së shpërblimeve apo rryshfetit, gjinekologu dhe njëherësh drejtori i maternitetit duhet ta kishte pasur parasysh në anketimin e tij. Së paku, aty nuk dilte e qartë, se për çfarë shpërblimesh bëhej fjalë: nga ato që konsiderohen rryshfete apo presione, që janë që të dyja abuzive, apo ato që quhen dhurata e që nuk janë asgjë më tepër se një shenjë mirënjohjeje për punën e mjekut. Ne shpresojmë që në të ardhmen, Halim Kosova ta përmirësojë strukturën e anketimit të tij, gjithsesi profesional.
Mendoni se ndikon dhënia e rryshfetit në përmirësimin e shërbimit? 61% përgjigjen me “jo” dhe “39%” me “po”. Nisur nga ky moment, Halim Kosova thotë: “Nëse njerëzit, qoftë edhe një pjesë, mendojnë se rryshfeti ndikon, atëherë unë mendoj se duhen krijuar kushte, që kjo të vihet mbi tavolinë dhe jo nën tavolinë, sepse mbi tavolinë është transparente dhe mnd të përdoret nga institucioni aty ku ka nevojë dhe në drejtimin e duhur.” Ndërsa pyetja tjetër e anketimit:
“Çfarë mendoni për shpërblimet që pacientët u japin punonjësve?” (normal 56%). Kjo pyetjet e anketës ka lidhje edhe më të ngushtë me shkallën e njohjes së të drejtave të pacientëve. Në fakt, sugjerimet apo opinionet që pacientët shprehin, dobësohen në rëndësinë e tyre, nëse bëhet fjalë për pacientë që nuk njohin të drejtat dhe detyrimet e tyre në shërbimin shëndetësor. Për këtë arsye, konkluzionet e anketimit janë edhe më komplekse: Kush përgjigjet dhe si? Mbase nevojitej një krahasim i përgjigjeve të formularëve të pacientëve që së paku pretendojnë se i njohin të drejtat e tyre, me formularët e mbushur nga pacientët më pak të informuar.
Kosova: Mjekët e papunë do të largohen nga materniteti
“Një numër i vogël mjekësh mbajnë gjithë peshën e maternitetit, pjesa tjetër nuk është efiçent në punë”. Drejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Halim Kosova, edhe pse nuk e ka përdorur anketën e tij për të ndëshkuar mjekë apo infermiere deri tani, ka paralajmëruar dje se puna e gjithësecilit do të monitorohet dhe mjekët e tepërt nuk do ta kenë më vendin aty. Doktor Halim Kosova foli për shfrytëzim maksimal të orarit të punës së paguar, produktivitet më të madh dhe performancë më të suksesshme në tregun konkurrues etj. Vizioni për të ardhmen është kostoja e efektivitetit.Ne synojmë të ndryshojmë aktivitetin e spitalit me qëllim që të kemi përfitime klinike dhe ekonomike.
“Duhet të fokusohemi më tepër tek ato shërbime që kushtojnë më shtrenjtë, sepse aty është edhe harxhimi më i madh; të reduktojmë stafin ose të ndryshojmë aktivitetin,- tha drejtori i maternitetit të vjetër.-Grafiku na tregon se si e matim punën e secilit mjek gjatë një viti dhe sipas të dhënave ndërkombëtare, një mjek duhet të shfrytëzojë kohën e punës 40-60% që të quhet efektiv. Në të kundërt duhet riparë qëndrimi i tij. Gjithashtu, ne na duhet të krahasojmë punën e mjekëve kur kryejnë të njëjtin aktivitet, të identifikojmë ndryshimet në kosto dhe rezultatin në aktivitetet klinike”. Si konkluzion, drejtori Kosova tha se duhet të kombinohen politikat e punësimit me zbatimin e standardeve të protokolleve të mjekimit, Por ai shtoi se ne duhet të kemi një sistem më të mirë të shpërblimit të personelit.”
Ministri Vasili
Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” i ka dhënë goditjen informalitetit
“Asnjë sistem nuk mund të menaxhohet me përafërsi, por kërkon administrim shumë të kujdesshëm të fondeve, të pakënaqësisë së pacientëve, elementëve të korrupsionit. Ne sot jemi në një institucion që është në avanguardën e luftës ndaj këtij fenomeni, me rezultate të dukshme, që është është edhe në perceptimin e atyre njerzve që marrin ndihmë këtu Jam i sigurt, se opinioni është më i mirë sesa grafiku i opinionit të vjelë nga vetë spitali përmes anketës. Publiku vëzhgon. Thelbi i reformës sonë është që të duket qartë se ku e ka vendin qytetari në raport me sistemin dhe në institucionin ku jemi, qytetarët dinë cili është raporti i tyre me këtë strukturë…Në një ndërhyrje të kualifikuar mjekësore në këtë maternitet, ku pacientet marrin shërbim, kostot e këtij materniteti janë shumë më të mëdha se të gjitha sigurimet që ato mund të kenë paguar për vite të tëra. Pse? Sepse shteti ynë është një shtet solidar, dhe të gjithë bashkë ndihmojmë qytetarin më momentin që ai ka nevojë. Me të drejtë z.Kosova thotë që çdo para nën tavolinë është problem dhe çdo para mbi tavolinë është zhvillim Marrëdhëniet e futjes së parasë tek xhepi i përparëses janë marrëdhënie të shëmtuara. Ne jemi në një mjedis spitalor, ku këto marrëdhënie kanë pësuar një goditje shumë të fortë dhe funksionon formaliteti në vend të informalitetit. Materniteti ”Nëna Geraldinë” është një provë e fituar, por jo e mbyllur. Në zemër të Tiranës ne japim modelin e një mjekësie të shëndetëshme. Në këtë maternitet trajtohen me kualitet të lartë, sikurse në klinikat e mira europiane, mjaft pacientë. Madje, kemi trajtuar raste të ardhura nga jashtë, të rënduara dhe kanë dalë me sukses. Ky maternitet në raport me klinika të tjera në Evropë, qëndron në mënyrë dinjitoze”.
Akreditimi i institucionit
Kosova: “Spitali duhet të prodhojë”
Akreditimi, thënë ndryshe, vënia e yjeve të institucionit kërkon një punë paraprake nga ne, që ne të hapim portat dhe të themi që jemi të gatshëm. Për këtë qëllim ne kemi formuluar një skemë në të cilën do të koordinohen gjithë repartet për tu arritur pesë kollonat kryesore të akreditimit të një spitali.Realizimi i buxhetit ka qenë 100%, pavarësisht se likujdimi i firmave do të vazhdojë edhe këtë vit. Tenderat janë mbuluar me sukses. Të ardhurat dytësore nga 2008 në 2009 kanë një rritje që shkon në 3 milionë lekë të reja. Janë investimet e kthyera dhe një sërë gjërash të rëndësishme që ne i kemi pasur parasysh për ti realizuar, siç ka qenë rikonstruksini komplet i linjës të energjisë elektrike, ku institucioni u pajis me gjeneratorë të fuqishëm, që çdo cep i tij. Në rast të difektit ne kemi energji në çdo repart, ndërsa më parë mbuloheshin vetëm repartet më kryesore, lindja dhe reanimacioni i fëmijëve.
Për të ardhmen, vizioni është autonomia; autonomia në administrim dhe në drejtim, që do të thotë se spitali duhet të prodhojë dhe ky prodhim përkthheet në cilësi më të mirë, më të lirë, korrektësi profesionale dhe etike, kompletim me pajisje, mjete, barna, ndërtimi i një sistemi profilkatik për rreziqet dhe gabimet pa dashje. Sistemi profilaktik mund të krahasohet me një vend të mundshëm për aksidente, me autostradën. Edhe ne në spital i jemi vënë kësaj pune që spitalin ta kthejmë në një “trafik” me shenja të qarta konvencionale, për të prevenuar risqet”
Autonomia
Autonomia spitalore pritet
Të çojë në koordinim të brendshëm më harmonik të shërbimeve
Kërkesë më rigoroze të disiplinës
Shfrytëzim maksimal të orarit të punës së paguar
Në produktivitetin më të madh dhe performancës më të sukseshme në tregun konkurrues
Objektiva
Informacioni i kostos të përdoret për përmirësimin e eficiencës dhe efektivitetit të punës në spital
Do ndryshojmë aktivitetin e spitalit me qëllim që të kemi përfitime klinike dhe ekonomike
Përmes një kontrolli efektiv financiar, të bëjmë që pagesat nën dorë të kontrollohen dhe të investohet në përmirësim të shërbimit
Të bashkëpunojmë me MSH për të reduktuar koston fikse dhe të fillojmë të mendojmë për të modeluar skema të mira për shpërblimin e personelit
Pasqyra e realizimit të të ardhurave
Nr. Te ardhurat sipas sherbimeve Viti 2008 Viti 2009 Ndryshimi
Sasia Vlera Sasia Vlera Ne sasi Ne %
1 Eko abdominale 8 654 7 356 8 650 6 331 99 86
2 Eko gjiri 0 0 6 6 0 0
3 Nderprerje Barre 857 2 550 1 065 3 571 124 140
4 Vizita 931 614 913 1 352 98 220
5 Hsg 33 56 38 41 115 72
6 Kolposkopi 57 15 65 95 114 637
7 Pap teste 887 1 330 982 1 562 110 117
8 Analiza 805 644 2 256 2 141 281 332
9 Biopsi 42 72 60 141 143 196
Totali 12 637 15 240
ANKETIMI
Sa mirë ka punuar stafi i spitalit për tu kujdesur për ju
Jo keq 1%
Mirë 22%
Shumë mirë 77%
Përgjigjet ndaj ankesave tuaja
Keq 2%
Jo keq 4%
Mirë 15%
Shumë mirë 79%
Shkalla në të cilën stafi i është përgjigjur nevojave
Shumë keq 5%
Keq 4%
Jo keq 6%
Mirë 20%
Shumë mirë 65%
Çfarë mendoni për shpërblimet që pacientët japin?
Normal 56%
Të pandërgjegjshme 19%
Të dëmshme 13%
Të pavlefshme 10%
Të tjera përgjigje 2%
Mendoni se ndikon dhënia e rryshfetit në maternitet?
Po 61 %
Jo 39%
A keni njohuri rreth të drejtave të pacientit
Po 62%
Jo 37%
Pak 1%
Vlerësimi i përgjithshëm i kujdesit në spital
Shumë i keq 3%
I keq 3%
Jo keq 5%
Mirë 18%
Shumë mirë 71%
Të dhënat klinike mbi lindjet
64% lindje natyrale
36% me prerje cezariane (operacion)
51% në qytet
32% në fshat
17% në rreth
Spitali, 10 diagnozat më të shpeshta
Diagnoza Nr. Rasteve % ndaj totalit
Lindje normale 2528 (24.4%)
Probleme te membranave 1209 (11.6%)
N.V.B 1101 (10.6%)
Lindje soff fet dhe makrosom 435 (4.2%)
Lindje para kohe (trajtuara) 371 (3.6%)
Kërkesë aborti 370 (3.6%)
Abort spontan 360 (3.4%)
Fibromioma uteri 355 (3.4%)
Crregullim menstrual 320 (3.1%)
Llasifikime të tjera 303 (2.9%)
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010