E Diel, 1 Nëntor 2026

58 zyrtarë shkelin ligjin e faljes, morën pjesë në proces

Tiranë- Edhe pse neni 6 i ligjit për amnistinë fiskale, i ashtuquajtur ligji i ‘faljes’, parashikon qartë se zyrtarët e administratës publike, që janë pjesë e kontrollit të pasurive, nuk mund të marrin pjesë në këtë proces, janë evidentuar 58 shkelje të tilla.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë kontrollit të kryer evidentoi se një sërë subjektesh ishin bërë pjesë e ‘faljes’, së detyrimeve të pashlyera tatimore apo deklarimit të parave dhe kapitalit, edhe pse familjarët e tyre apo vetë ato punonin në administratë.

Sipas DPD-së këta persona janë ndaluar të kryejnë veprime të tilla që janë në kundërshtim të plotë me ligjin e shumë debatuar.

Nuk dihet se sa ka qënë vlera e parave që janë tentuar të pastrohen nga zyrtarët e administratës apo familjarët e tyre por hetimet e metejshme të Prokurorisë dhe Inpsektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe të Kontrollit të Pasurisë do mund të zbardhin edhe detajet.

Ligji Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor lejonte individët që të deklaronin kapitalin e tyre duke paguar një tatim 3% të vlerës së kapitalit.

Konkretisht ky ligj u kërkon individëve dhe bizneseve që kanë fituar para në mënyrë të paligjshme, të paguanin vetëm 3 për qind tatim mbi këtë kapital.

Ligji i amnistisë fiskale ka hasur mjaft kundërshtime nga opozita e cila refuzoi fillimisht votimin e tij në Kuvend për shkak se administrata shqiptare ska kapacitete e duhura për kryerjen e procesit. Ndërkohë që afati i procesit të faljes fiskale është deri me 31 Mars.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjirokastër- Fëmijët rom, pjesë e festimeve zyrtare Gjirokastër- Në ceremonitë zyrtare festive me rastin e festave të...
  2. Hipotekimi, Berisha: Procesi i faljes, shtyhet edhe 2 muaj Tiranë- Procesi i faljes për regjistrimin e banesave do të...
  3. Kreu i qeverisë shqiptare Berisha, vizitë zyrtare në Norvegji Norvegji- Kryeministri i vendit Berisha gjëndet sot në një vizitë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›