E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagim në Facebook i kryeministrit Berisha: “Qeveria e piktorit, ekipi më i korruptuar në historinë e Shqipërisë”

02-08-2013 / Gazeta 55

Berisha: Rama mblodhi “ansamblin lukunia” - ditë e shënuar në historinë e Kleptokracisë!

Kryeministri Sali Berisha komentoi dje takimin me dyer të mbyllura të Edi Ramës me kabinetin e tij qeveritar, duke e cilësuar këtë si “ansambli i lukunisë”. Në rrjetin social Facebook, Berisha thekson se, ekipi i ri i Edi Ramës, është më i korruptuari që ka mundur të instalohet ndonjëherë në vend, duke denoncuar dhe aferat në të cilat janë përfshirë Rama dhe Ministrat e rinj. Nga Edi Rama, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj, Sajmir Tahiri, Ilir Beqja, Erjon Veliaj etj, përbëjnë lukuninë e korrupsionit. “Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri. Vet Piktori, përveç aferave si ish ministër i qeverisë Nano dhe Kryetar 20% i bashkisë së Tiranës, është i vetmi kryeministër këto 20 vite në Europë që ulet në karrigen e kryeministrit me një vilë dhe një pallat 5 katesh me burim financiar të panjohur. Ministri i Financave Cani është guvernatori që pasi vodhi apo bashkëvodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes së tij deklaroi se Banka nuk ka patur në Thesar flori. Ministrit të Shëndetësisë Beqja është i vetmi që iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishte bërë kerdine me tenderë në bashki. Ai ka falsifikuar mijëra e mijëra pensione për të cilat po ndiqet. Ministri i Brendshëm Tahiri është i vetmi deputet me skaf dhe që iu arrestua i ati në flagrancë për kontrabandë ilaçesh dhe e ëma ndiqet për evazion fiskal në shumën 80 mijë euro. Ministri i Ekonomisë Ahmetaj është në ndjekje për vjedhjen prej 10 milion euro që i ka bërë kompanisë Albtelekom me kompaninë e tij private “Hermes”. Ministri i Mirëqenies Sociale, më mirë të themi i mirëqenies personale, Erion Veliaj është bërë i famshëm si njeriu që me paratë e Mjaftit ndërtoi një vilë për vete dhe një vilë për Velicen pa firmosur në jetën e tyre ndonjëherë në bordero. Ai më pas për të zhdukur gjurmët e kësaj afere vodhi vet kompjuterin e financave të Mjaft-it. Këto ishin vetëm disa nga aferat e disa prej anëtarëve të “ansamblit lukunia”! Këtij i thonë ndryshim! Përpara drejt Kleptokracisë!”- shkruan kryeministri Berisha në Facebook.
Edi Rama mblodhi dje në selinë e PS në një takim, ministrat e kabinetit të tij, ndërsa në të nuk morën pjesë pjesë 5 ministrat e zgjedhur nga radhët e LSI-së. Kështu në takim ishin në pranishëm, zv/Kryeministrin Niko Peleshi, ministrin e Financave Shkëlqim Cani, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministri i Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli, ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ministrin për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, ministrin për Çështjet Vendore, Blend Çuçi, ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›