E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata/Basha: Shtatori muaj aktiv për demokratët, bëhet analiza dhe përzgjidhen strukturat e reja drejtuese

02-08-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi gjithashtu se shtatori do të jetë një muaj aktiv për demokratët, të cilët përveç analizës për rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit , në muajt në vijim do të bëjnë përzgjedhjen e strukturave drejtuese të partisë. Duke iu përgjigjur interesit të mediat, Basha tha se muajin e ardhshëm do të zhvillohet analiza e cila do të pasohet nga përgatitjet për zgjedhjen e forumeve të degëve dhe që do të çojë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjen e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së re, në kohën e parashikuar në statut. Edhe pse preferoi të mos bëjë publik asnjë nga emrat që pritet të mbajnë pozicione drejtuese në strukturat e selisë blu, Basha garantoi se përzgjedhjet do të bëhen mbi bazën e meritës dhe kontributeve në këtë forcë politike.

Z.Basha, kur pritet që të mblidhni kryesinë e re të Partisë Demokratike?
Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike do të angazhohen në një proces sipas parashikimeve statutore që do të nisë në muajin shtator në të gjithë degët e Partisë Demokratike. Një proces analize dhe përgatitjet më zgjedhjen e forumeve të degëve dhe që do të çojë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjen e Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së re, në kohën e parashikuar në statut. Dhe për këtë po bëhen hapat e parë të përgatitjes.

Z. Basha, a keni një emër në mëndje për Kryetarin e grupit parlamentar apo do të prisni të mblidhet Kuvendi që të vendoset si propozim i grupit?
Unë po kryej konsultimet e nevojshme me drejtues, anëtarë të Kryesisë, anëtarë të grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike dhe në kohën e duhur do të bëhet i njohur edhe vendimi përsa i përket strukturës drejtuese të grupit tonë Parlamentar.

Si do ta koordinoni, menaxhoni në këtë kohë të mbetur zgjedhjen e strukturave të reja? Do të bashkëpunoni me zyrtarët aktualë dhe drejtuesit në detyrë apo edhe me rivalin tuaj, z. Olldashi?
Duke u bazuar në parimet që kam shpallur gjatë gjithë kësaj kohe, të punës, kontributit, përkushtimit dhe vlerësimit të këtyre tre elementëve për çdo drejtues dhe anëtar të Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›