E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 fuqitë botërore diskutojnë mbi sanksionet mbi Iranin

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania thonë se do të vazhdojnë punën për gjetjen e një zgjidhje përmes negociatave mbi ambiciet bërthamore iraniane, por ndërkohë po marrin në konsideratë, masa të tjera. Duke folur për mediat në rolin e drejtuesit të takimit, drejtori politik i Bashkimit Evropian, Robert Cooper, tha se Irani ka dështuar në zbatimin e kërkesave kyçe nga takimi ndërmjet grupit dhe Iranit në Gjenevë vjeshtën e kaluar. Ai tha se grupi gjithashtu është i shqetësuar nga bashkëpunimi jo i mjaftueshëm me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike dhe me reagimin e Iranit në muajin nëntor lidhur me rezolutën e agjencisë. Kjo rezolutë kërkon që Irani të ndalojë pasurimin e uraniumit, gjithashtu të ndalojë ndërtimet në objektin në Qom dhe të konfirmojë se nuk ka aktivitete të tjera të fshehta bërthamore. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka vënë tre palë sanksione ndaj Iranit për aktivitetet e tij bërthamore, për të cilat besojnë se kanë synime ushtarake dhe jo civile. Fuqitë perëndimore kërkojnë të vënë masa të mëtejshme me objektiva të caktuara, përfshi sektorët financiarë dhe të siguracioneve të Iranit, po ashtu edhe ndaj Gardës Revolucionare. Por Rusia dhe Kina kanë qenë më ngurruese ndaj sanksioneve të reja, pavarësisht se Rusia kohët e fundit ka dhënë sinjale se ka ndërmend të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›