E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, 6 përfaqësues të fuqive botërore takohen për Iranin

Lajmi u bë i ditur nga delegati i Rusisë, Sergei Riabkov. “Në këtë takim nuk u arrit në një vendim të përbashkët”, tha delegati rus për gazetarët pas mbledhjes me delegatët amerikan, britanik, gjerman, francez dhe kinez. Ky takim u zhvillua pasi qeveria iraniane injoroi të gjitha afatet e mundshme që kishte vendosur administrata amerikane për pezullimin e procesit të pasurimit të uraniumit nga ana e shtetit islamik. Të gjitha superfuqitë e përfshira në këtë çëshjte dërguan ministrat e jashtëm, ndërsa qeveria kineze dërgoi në këtë takim një diplomat të dorës së dytë, i cili punon në OKB. Pekini zyrtar ka qenë mjaft skeptik për të caktuar sanksione ndaj Iranit. Delegati rus u shpreh se ishte shumë optimist për vazhdimin e negociatave dhe takimeve përsa i përket çështjes delikate të Iranit.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›