Haiti, Ban Ki Moon premton mbështetje nga ndërkombëtarët
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u takua ditën e dielë jashtë pallatit presidencial në Port-Au-Prince me shtetas Haitianë, i cili premtoi mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare.
"Ngjarja që juve përjetuat ishte vërtetë tragjike, por kumuniteti ndërkombëtar dhe e gjithë bota janë me ju", tha sekretari i përgjithshëm Ban për njerëzit e mbledhur.
Udhëheqësit Botërore kanë premtuar ndihmë masive për rindërtimin Haitit pas tërmetit, i cili vrau 200 mijë njerëz, por pesë ditë pas tërmetit ndihma është ende minimale dhe situata akoma kaotike.
Qindra e mijëra të uritur Haitianë janë duke pritur për ndihmë, ku shumë prej tyre kanë ngritur kampet e improvizuara në rrugët ku ka mbeturina të shpërndara dhe trupa të dekompozuara. "Unë jam këtu për t'ju dhënë shpresë, dhe gjithë bota po ju mbeshtet juve. Mos u dëshpëroni. Mos e humbni shpresën. Duhet të kini kurajo të fortë," i tha Ban një gruaje. Por shumë vetë u shprehën të pakënaqur në fjalim.
"Juve duhet t'i shpërndani ndihmat nëpërmjet popullit pasi njerëzit pranë qeverisë janë abuzues. Gjithçka duhet të shpërndani bëjeni direkt në popull", tha një person.
Forcat paqeruajtëse të OKB-së së bashku me policinë haitiane nuk kanë qënë në gjendje të ruajnë rendin në kryeqytet, ku qindra plaçkitës thyen dyqanet në qendër të tij.
Presidenti René Préval tha të dielën se 3.500 trupa amerikane do të vendosen për të ndihmuar forcat e OKB-së dhe ato haitiane për rivendosjen e sigurisë në kryeqytet.