E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama nderon kujtimin e Martin Luter King

Në një kishë ku Martin Luther Kingu foli 50 vite më parë, Presidenti i SHBA-së Barack Obama foli për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Obama foli rreth përpjekjeve të lëvizjes për të drejtat civile dhe fitoret e arritura me vështirësi të Luther Kingut.
"Ne shijojmë frytet e heqjes së paragjykimeve dhe fanatizmit...ngadalë, nganjëherë me hope, por të pakthyeshme nga zemrat njerëzore. është ai përparim që e ka bërë të mundur që unë të jem këtu, për popullin e mirë të këtij vendi që të zgjedhë një afrikano-amerikan si presidentin e 44 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti shfrytëzoi rastin të reflektonte në sfidat që ai u përball gjatë vitit të parë në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se ekonomia e trazuar po vë vendin në provë. "Papunësia është në nivelin më të lartë në më shumë se një çerek shekulli. Askund nuk është më e lartë sesa në komunitetin afro-amerikan." Obama tha se shumë njerëz po ndihen mosbesues dhe madje po humbasin shpresat rreth së ardhmes. Ai u bëri thirrje atyre që të kenë besim. "Po kalojmë një dimër të vështirë. është më i vështiri prej shumë kohësh. Por le të kujtojmë se populli amerikan ka kaluar dimra të rëndë edhe më parë".
Presidenti Obama hodhi vështrimin drejt të pranishmëve në kishën evangjeliste në bulevardin Vermon të themeluar në vitin 1886 dhe theksoi mësimet nga historia.Ai tha se amerikanët, të cilët po përballen me probleme të rënda, duhet të punojnë së bashku, të gjejnë zgjidhjen e brendshme dhe të kërkojnë përparime hap pas hapi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›