E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal, datë 14.04.2010

//

Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT

Rendi i ditës:
- Vazhdon diskutimi i projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
- Diskutohen dhe miratohen kandidaturat për 3 vende vakante në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergji Papa, Edi Paloka, Gent Srazimiri, Fatbardh Kadilli, Ledina Aliholli (zëvendësuese).
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.

HAPET MBLEDHJA

MARK MARKU Fillojmë me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të datave 7 dhe 8 prill 2010. Jeni dakort? Nuk ka vërejtje? Komisioni miraton procesverbalet.
Atëherë vazhdojmë me nenin 28 të projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë. Jemi te raportimi i KKT-së.
BLEDAR MILOTI Për nenin 28, Këshilli i Europës rekomandon: pikat 4 dhe 4, të dyja versionet e kësaj klauzole, janë të papranueshme, sepse ata i sigurojnë një mjet Kuvendit për të shpërndarë KKT-në dhe të emërojë anëtarë krejtësisht të rinj. Anëtarët duhet të kenë mundësinë të largohen në përputhje me dispozitat e caktuara në nenin 6. Procedura e përcaktuar për shkarkim në këtë nen do të rezultojë në presion të papranueshëm politik të ushtruar mbi KKT-në; anëtarët e KKT-së do të jenë të ndërgjegjshëm se nëse ata nuk veprojnë sipas dëshirës së Kuvendit, janë në rrezik të humbasin pozicionin e tyre. Kjo është në kontradiktë direkte me Rekomandimet e Këshillit të Europës për autoritet rregulluese të pavarura dhe duhet hequr..
MARK MARKU Çfarë keni bërë ju?
ADRIANA GJONAJ Ju lamë detyrë të shikonit nja 2 modele të huaja.
BLEDAR MILOTI Në rastin e modelit austriak, institucioni i pavarur emërohet nga parlamenti, por nuk shkarkohet nga ai. Ata shkarkohen për arsye të tjera, si ato të nenint 6.
MARK MARKU Kam përshtypjen që vërejtjet e tyre kanë të bëjnë me shkarkimin në bllok.
BLEDAR MILOTI Pra, anëtarët e KKT-së shkarkohen për arsyet e përcaktuara në nenin 6 të projektligjit tonë.
GENT STRAZIMIRI Ndoshta varianti austriak nuk është kompatibël me ne. Kush është marrë si model, ligji austriak apo ndonjë tjetër?
BLEDAR MILOTI Nuk e di, pasi nuk jam marrë unë me hartimin e këtij projektligji.
MARK MARKU Pra, janë modelet austrike, franceze, italiane.
GENT STRAZIMIRI Jam i mendimit që ta lëmë për të diskutuar në fund, bashkë me pikat e tjera që i kemi lënë me pikëpyetje.
MARK MARKU Atëherë nenin 28 e lëmë për ta diskutuar në fund.
ADRIANA GJONAJ Këmbëngul edhe njëherë që të shikojmë këto modele.
MARK MARKU Pra, thelbi i vërejtjes është që parlamenti e formon KKT-në, por nuk mund ta shkarkojë në bllok. Atëherë marrim modelet dhe i ballafaqojmë.
Kalojmë te neni 29.
BLEDAR MILOTI Te neni 29/a, pika 2, fjalia e nënvizuar në juridiksionin e vendit ku vepron pjesa më e madhe e personelit, ata propozojnë zëvendësimin e fjalisë. Pra, ne e kemi bërë: është në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë, me kusht që pjesa më e madhe e personelit të angazhuar në aktivitetet e shërbimeve me zë ose / dhe me figurë veprojnë në Shqipëri. (Do të rishikohet.)
GENT STRAZIMIRI Pika 1, e nenit 29/a, siç është formuluar, është shpjegim për një koncept.
DIANA SOLIS Pikat 3 , 4 janë pjesë e përafrimit të legjislacionit.
MARK MARKU Pra, të hiqet fillimi i fjalisë te pika 1 e nenit 29/a Në bazë të këtij ligji prezumohet se një dhe fjalia të fillojë: Operatori i shërbimit mediatik
FATBARDH KADILLI Edhe te pika 2, të hiqet fjala prezumimi. Si qendron në raport me ligjin Për shoqëritë tregtare?
GENT STRAZIMIRI Kjo është direktiva.
MARK MARKU P.sh., këtu kemi Gazeta shqiptare që është italiane, e shkëputur nga filiali, por vendimmarrja editoriale bëhet atje.
GENT STRAZIMIRI Me sa kuptoj unë, nuk e vendos theksin te zyra ku është selia, por atje ku janë punonjësit më të shumtë.
MARK MARKU Përderisa është direktivë, e kalojmë.
Kalojmë te neni 30.
BLEDAR MILOTI Pika 1, neni 30 Këshilli rekomandon që përmbajtja e programit nuk duhet të jetë e pahijshme dhe në mënyrë të veçantë të përmbajë pornografi ose të ketë elementë të dukshëm të dhunës, ose të nxisë urrejtjen raciale. Neni duhet të përfshijë dispozita të veçanta për mbrojtjen e minorenëve . Në bazë të rekomandimit kemi shtuar një paragraf. Pas pikës c, kemi shtuar pikën c/1: Të mos cenojnë dinjitetin e qenieve njerëzore dhe të drejtat themelore të të tjerëve dhe programet të mos jenë të turpshme, të mos përmbajnë pornografi, si dhe të mosi i japin theks të paarsyeshëm dhunës ose të kenë gjasa të nxisin urrejtjen raciale.
GENTI STRAZIMIRI Kush e përcakton se çgjë është e turpshme? Mos duhet një nen i veçantë për minorenët?
DIANA SOLIS - Te neni 38, pika e.
GENT STRAZIMIRI Nuk është kjo!
FATBARDH KADILLI - Atëherë te neni 30 të bëjmë referimin te kreu i Kodeve dhe Rregulloreve, neni 38.
BLEDAR MILOTI Ata të Këshillit i referohen për këtë pikë nenit 7, të Konventës KKET.
DIANA SOLIS Te Kreu i Kodeve, neni 38, është shtuar për të miturit.
GJERGJI PAPA Neni 7 i Konventës është i futur totalisht te neni 38.
FATBARDH KADILLI Pra, e kemi në 3 vende.
GENT STRAZIMIRI Ose të bëhet Transmetuesi duhet: 1, 2, 3,, me një variant kompromisi, duke ju referuar nenit 38, të cilin e formulon stafi teknik.
FATBARDH KADILLI Duhet të respektojë kodet e transmetimit.
MARK MARKU - Jeni dakort? Po!
BLEDAR MILOTI Te neni 30, pika d, Këshilli rekomandon : se e drejta e privacisë nuk duhet të limitohet vetëm në transmetimin e programeve përmes transmetuesve.. Pra, te pika d, kemi futur për çdo program të transmetuar.
GENT STRAZIMIRI Çdo të thotë: Të cenojë në mënyrë të paarsyeshme prajvazinë?
MARK MARKU Të mos e cenojë në asnjë rast!
Pra, ju propozoni që pika d të bëhet: të mos prekë në mënyrë të paarsyeshme të drejtën e fshtehtësisë së jetës private të individit në programet e transmetuara nga transmetuesi dhe mjetet e përdorura për të realizuar këto programe.
ADRIANA GJONAJ Më mirë të mos cenojë.
ISMAIL HOXHA Cenojë është më e prekshme.
MARK MARKU Atëherë të mos prekë në mënyrë të paarsyeshme të drejtën. , të bëhet: të mos cenojë të drejtën.. Jeni dakort? Po!
ISMAIL HOXHA Pse të mos zëvendësohet të jetës private me privasinë?
MARK MARKU Privatësi nuk do të thotë thjesht fshehtësi.
ISMAIL HOXHA Jo, unë po them të përdoret privasi.
FATBARDH KADILLI Ta diskutojmë në Komisionin e Ligjeve përdorimin e fjalës privatësi apo privasi, siç thotë Ismaili.
DIANA SOLIS Ky term fshtësia e jetës private është vënë dhe në nenet e tjera, prandaj mendoj se duhet ruajtur e njëjta terminologji.
MARK MARKU Kalojmë te neni 30, pika 3, për të cilën Këshilli rekomandon: të jenë më të qarta kriteret e pezullimit për disa lloje shërbimesh.
FATBARDH KADILLI Është normal për kriteret.
MARK MARKU Nuk përputhet me atë që thotë pika 3!
FATBARDH KADILLI Mos bëhet fjalë për ndonjë pikë tjetër!
GJERGJI PAPA Nuk është e njëjta gjë, nuk përputhet!
ADRIANA GJONAJ Të vëmë një pikëpyetje dhe sqarojeni ju, juristët.
GENT STRAZIMIRI Më mirë e lëmë për në fund, pasi mund të jetë gabim përkthimi.
BLEDAR MILOTI - Te neni 30, pika 6, Këshilli rekomandon që ky nen të jetë më i qartë, jo vetëm referenca.
MARK MARKU E kalojmë këtë pikë për ta punuar një ditë tjetër ( nenin 30, pika 3 , 6).
Vazhdojmë me nenin 31.
BLEDAR MILOTI Te neni 31 Regulla të përgjithshme për shërbimet e transmetimit, në bazë të rekomandimeve te pika 1/a e kemi riformuluar emrin e operatorit të shërbimit mediatik në vend të transmetuesit.
FATBARDH KADILLI D

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›