Procesverbal, datë 15.04.2010
//
Drejton mbledhjen:
Mark Marku NNKRYETAR I KOMISIONIT
Rendi i ditës:
- Ridiskutimi i projektligjit Për disa shtesa në ligjin nr. 9655, datë 11.12. 2006 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë.
- Vazhdon diskutimi i projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Marrin pjesë:
Mark Marku, Ismail Hoxha, Ardiana Gjonaj, Rajmonda Bulku, Kreshnik Çipi, Gjergji Papa, Edi Paloka, Gent Srazimiri, Fatbardh Kadilli, Ledina Aliholli (zëvendësuese).
Mungojnë:
Përfaqësuesit e opozitës në Komision.
HAPET MBLEDHJA
MARK MARKU I - Fillojmë mbledhjen me ridiskutimin e projektligjit Për disa shtesa në ligjin nr. 9655, datë 11.12. 2006 Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë.
Jeni dakort në parim me projektligjin?
MUHAMET BELA Të flasë fillimisht relatori, sipas Rregullores.
GJERGJI PAPA (relatori) Në këtë projektligj bëhet fjalë për shpërblimin e akademikëve të asociuar, që deri tani nuk kanë përfituar shpërblim si akademikët. Sipas ligjit është përcaktuar që numri i anëtarëve të asociuar nuk mund të jetë më shumë se 15. Për këta tituj janë caktuar shpërblimet përkatëse. Ky projektligj tregon vlerësimin e qeverisë për këtë kategori akademikësh. I propozoj Komisionit ta miratojë projektligjin sipas variantit të Këshillit të Ministrave.
MARK MARKU Pra, miratohet në parim projektligji.
Tani kalojmë në diskutimin nen për nen. Këshilltari ka një propozim që në nenin 1, pika: 5. Akademikët e asociuar të përfitojnë., hiqet nyeja të.
Jeni dakort? Komisioni është dakort.
Në nenin 2 Neni 14/1, Raportimi i Akademisë së Shkencave, , pranë Këshillit të Ministrave/ Kryeministrit bëhet Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit.
Jeni dakort? Komisioni është dakort.
Pra, jeni dakort me projektligjin në tërësi, me propozimet e bëra? Komisioni është dakort.
MARK MARKU Tani kalojmë në diskutimin nen për nen të projektligjit Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Kemi mbetur te KREU III / neni 29/a.
DIANA SOLIS Më duhet të kthehem te pjesa e raportimit, që e lamë të diskutueshme. Te neni 6 mund të fusim një pikë: për mospërmbyshje të detyrimeve të caktuara në këtë ligj për 6 muaj./. Pra, te pika 1, pas pikës d, fusim pikën e, atë që thashë. Ndërsa te pika 3, në fund të fjalisë, shtojmë mbështetur te pika e.
GENT STRAZIMIRI Nuk e zgjidh problemin. Çfarë ndodh me raportin kur nuk miratohet nga Kuvendi?
DIANA SOLIS E vetmja që shkarkohet në bllok është KKT-ja. Ndaj e bëj këtë propozim, duke patur parasysh precedentin e Komisionit të Shërbimit Civil.
GENT STRAZIMIRI Në atë rast kemi të bëjmë me papërgjegjshmëri totale, ndërsa ligji nuk mund të parashikojë papërgjegjshmërinë. Ata nuk kishin punuar 2 vjet dhe për disa muaj, sipas tyre, bënë atë që duhej të kishin bërë në 2 vjet! Ne, si komision, kërkuam shkarkimin e tyre. Pra, çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk e miraton raportin e tyre?
ADRIANA GJONAJ Kam qenë në Komisionin e Ekonomisë kur janë bërë 2 raportime nga institucione të pavarura, por ka qenë raportim pa miratim.
GENT STRAZIMIRI Nuk miratuat një projektrezolutë për punën e tyre?
LEDINA ALIHOLLI Ne përgatitëm një raport.
GENT STRAZIMIRI Pra, në një raport ne japim arritjet pozitive dhe vërejtjet tona. Vitin pasardhës këta thonë se duke u mbështetur në rezolutën e Kuvendit, pas mosmiratimit edhe një vit më parë të Raportit, KKT ja shkarkohet.
DIANA SOLIS Ka pasur një rast shkarkimin në bllok për AKEP-in. Pastaj është Komisioni që përcakton nëse ai i ka përmbushur detyrimet.
FATBARDH KADILLI Shqetësimi im ka të bëjë me faktin që do ti heqim se janë të këqinj apo qëndrimi që mbajmë ne si Kuvend?!
DIANA SOLIS Të mos bëhet shkarkim në bllok.
FATBARDH KADILLI Para se të shkohet te shkarkimi, duhet pasur parasysh që raporti të mos kthehet në një informacion. Ata mund të shkojnë në rregull në punë, mund të jenë pozitivë, por nuk kanë efiçencën e duhur! Ne thjesht do ti dëgjojmë?! Se Kuvendi shpreh mospajtimin me mënyrën se si funksionon institucioni!
DIANA SOLIS - Ai raporton dhe nëse Kuvendi për 2 vjet rradhazi nuk është dakort me këtë raport, e shkarkon. Në fakt nuk e di se ku e ka bazën ligjore projektrezoluta. Të parashikohet edhe një pikë për lirimin nga detyra për rastet kur nuk kanë bërë punën e duhur, duke paraqitur argumentet.
GENT STRAZIMIRI Pra, ju thoni që neni 28 të mos ketë pikë 4?
DIANA SOLIS Po, të shtohet një pikë te neni 6.
MARK MARKU Te neni 6 është parashikuar shkarkimi. Problemi është te votbesimi.
DIANA SOLIS Rekomandimi është për ta hequr.
MARK MARKU Ka një pikë te Rregullorja e Kuvendit për shkarkimin.
FATBARDH KADILLI Jam dakort me atë që thotë zonja, megjithëse më duket pak evazive.
GERGJI PAPA Te neni 28, pika 4, projektligji ka shpërndarjen e KKT-së. Ta heqim nga ky nen dhe ta shtojmë te neni 6.
FATBARDH KADILLI Supozojmë që Kuvendi ka përzgjedhur mirë, por në raste ekstreme duhet të mbështetemi te ligji.
MARK MARKU Pra, jeni dakort që kjo pikë e nenit 28, të çohet te neni 6 i riformuluar si pika e?
GJERGJI PAPA Jam dakort.
ISMAIL HOXHA Nuk ka një procedurë standarte për të gjitha institucionet.
ADRIANA GJONAJ Miratohet apo jo në Kuvend raporti i këtyre? Kështu e kanë edhe institucionet e tjera, që raporti vetëm dëgjohet?
DIANA SOLIS Në rastin konkret hiqet fjala miratim.
BLEDAR MILOTI Rekomandohet të ndryshojë titulli i Kreut III/A Komunikimet me zë e/ose figurë me natyrë tregtare dhe reklamat. Sipas tyre të bëhet: Komunikimet komerciale audiovizive dhe reklamat.
GJERGJI PAPA Nuk jam dakort, se rekomandimi përdor fjalë të huaja.
DIANA SOLIS Terminologjisë duhet ti mbetemi korrekt.
GJERGJI PAPA Në rastin e termave shqip, nuk ka pse ti ndryshojmë.
MARK MARKU Kalojmë te neni 34.
DED KASNECI Te neni 34, pika 2, sipas rekomandimeve, në rreshtin e tretë të shtohet: dhe nuk duhet të përdorin teknika të subkoshiencës.
MARK MARKU Por cila është kjo teknikë, sepse të gjitha reklamat i drejtohen subkoshiencës, si ndërgjegjes edhe instiktit!
GENT STRAZIMIRI Pra, direktiva thotë që të mos abuzojë me teknikat e manipulimit.
(Diskutim për zëvendësimin e fjalës subkoshiencë .)
MARK MARKU Ta lëmë subkoshiencëdhe të konsultohemi .
EDI PALOKA Subkoshiencë është një term i futur tashmë në gjuhën tonë dhe ka kuptim më të plotë.
DED KASNECI - Neni 34, pika 5, në bazë të rekomandimit, në rreshtin e dytë, pas për pijet alkoolike, kemi shtuar nuk duhet tu drejtohen veçanërisht fëmijëve, që përputhet me direktivën.
MARK MARKU Dhe fjala komerciale kudo të zëvendësohet me tregtare. Pra e kalojmë këtë pikë? Po.
DED KASNECI Te pika 6, sipas direktivës, në rreshtin e tretë kemi shtuar: që jepen vetëm me recetën e mjekut janë të ndaluara.
DIANA SOLIS Kam parasysh ilaçet në formë droge që jepen vetëm me recetë mjeku.
MARK MARKU Pika 6 të fillojë me fjalën ndalohen.
DED KASNECI Sipas teknikës legjislative ndalohet vihet në fund.
DIANA SOLIS Te pika 3 mund të vihet ndalohen: dhe pastaj vendosen me rradhë ndalimet.
DED KASNECI Rekomandimi është vetëm për këto dy pika, ndaj e lëmë të renditur siç është.
GENT STRAZIMIRI Unë, si jurist që jam, po të kërkoj ta kthejmë në ligj. Pika 7, p.sh., nuk është nen, ndajeni në pika, por riorganizoni nenin.
DED KASNECI Neni 34, pika 5, rekomandimi thotë që pjesa e fjalisë: të shmangin ndjekjen e tyre nga të miturit të zëvendësohet me: nuk do të kenë target veçanërisht fëmijët.
GJERGJI PAPA Ne na u tha të shikojmë vetëm rregullimet. Duhet ti qëndrojmë njëlloj formulimit në rastet e përsëritjes së audiovizualëve dhe komercialëve.
DED KASNECI Te neni 35, pika 7,