Nje Mercedes 145 000-eurosh per Lorik Canen
Bledar KUKA
Djaloshi simpatik I Olimpikut te Marsejes bente pjese, te pakten kur ishte tek Paris SG, ne ushtrine e te dashuruarve pas makinave gjermane, Mercedes Benz. Sic njofton media franceze (Le Parisien ne qershor 2005), Loriku ka qene pjese e treshes pariziene qe drejtonin nje Mercedes, ashtu si Mendi dhe Ljuboja. Po tre ishin edhe te apasionuarit pas BMV-se, por nder ta njeri kishte veture te tille, ndersa dy kishin “4x4”. Porshe ishte makina me e perhapur tek Olimpiku me 5 futbolliste qe ishin ndare me tri vetura dhe dy “4x4”.
“Folksvageni” mbahej ne nje rang me Benzin apo BMV-ne, me 3 futbolliste qe kishin makinen gjermane, por duke qene ne France ekzistonin edhe Sitroeni e Pezhoja. Letizi kishte nje Aston Martin britanik, ne garazhet para “Park de Prenses” parkohej edhe nje Audi A3, nje Kadillak Eskalejd, nje Tojota “4x4” dhe tre Mini.
Ndonese behet fjale per nje klub francez, shumica e lojtareve ishin te dashuruar me makinat gjermane, duke pasur prane edhe ndonje japoneze, britanike, amerikane. Duket se industria franceze e makinave nuk po can dot as ne kryeqytetin me te shquar te botes.
Loriku ka pasur makinen me sportive nder shoket e tij, te pakten keshtu dalin ne perfundim ata qe I kane pare, nje Mercedes SL 55 AMG. “Pa dyshim, makina ime eshte me e bukura, - thoshte atehere Cana, - as mos u lodhni per te kerkuar”. Nje gazetar I thote se estetizmi eshte koncept subjektiv, shqiptari nuk dorezohet, por ulet ne timon, shtyp nje buton dhe per 20 sekonda tavani I kabines se makines ngrihet pa bere zhurme.
“E pra, - vazhdon Loriku, - a u bindet?”. Zhurma e motorit V8 (me tete cilindra) zhduk edhe dyshimet e fundit, ndersa veren se makina mund te kaloje nga 0 ne 100 km ne ore vetem per 4.7 sekonda. Nese ecen shume shpejt kjo makine mund te fluturoje, por per fat shpejtesia eshte e kufizuar ne 300 km/ore. Sidoqofte, mesfushori marsejez eshte I dashuruar edhe me BMV-ne, ne pergjithesi me makina qe rrezatojne fuqi.
Portieri Letizi thote se “gjithsecili gjen personalitetin e tij ne makinen qe perdor” apo “me thuaj cfare makine drejton, te te them se cfare njeriu je”. Makinat jane te shtrenjta, por kujdes sepse futbollistet paguhen mire dhe I pelqen te shpenzojne parate qe marrin te pakten ne nje muaj per nje makine te bukur dhe te rrezikshme.
Ndoshta nuk eshte e mundur te blihet aq lehte nje Ferrari sic e ka Roberto Karlos (F355, por qe ka gjithashtu nje makine si e Canes), Zhan Todt (Ferrari 550 Maranelo) apo yjet progresiste te Hollivudit (Tojota Prius, ndonese nuk eshte teper e shtrenjte), por sidoqofte, futbollistet e nivelit te larte hyjne tek njerezit qe ia lejojne vetes shpenzime te tilla.
“I adhuroj makinat gjermane, - pohon shqiptari, atehere nje parizien, - jane me te mirat dhe makina eshte nje kenaqesi, por duhet te kemi kujdes”. Perse? Cmimi I nje makine te tille eshte 145 000 euro, ndersa I duhen 18 litra karburant per 100 km. Kenaqesia dhe luksi e kane cmimin te larte.