E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 rekomandimet për avancimin e proceseve integruese

10-12-2011 / Gazeta 55

Deklarata Shqipëri – BE

Pika e parë e deklaratës shpreh shpresën për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Pika e dytë e deklaratës ka të bëjë me avancimin e reformave të kërkuara nga BE dhe inkurajimin e politikanëve shqiptarë për t’u përfshirë në konsolidimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga aktorët politike.
Një pikë tjetër e deklaratës përshëndet miratimin e ligjeve me 3/5.
Ndërsa pika e katërt thekson nevojën për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe në veçanti të sistemit të drejtësisë për një luftë kundra korrupsionit që është një kërkesë kryesore e BE-së ndaj Shqipërisë.
Pikë tjetër e deklaratës është rëndësia e politikave fiskale të disiplinuara dhe reformat makro-ekonomike.
Deklarata mbyllet me pikën e gjashtë e cila thekson rëndësinë që marrin marrëdhëniet e shëndosha me fqinjët në proceset integruese.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›