E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria në momentin kyç të rrugës për anëtarësimin sa më shpejt në BE”

10-12-2011 / Gazeta 55

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, u shpreh dje gjatë takimit të 4-ët të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, mes delegacionit të deputetëve të Parlamentit Europian dhe deputetëve shqiptarë, se situata politike në Shqipëri tashmë është drejt një normalizimi, gjë që do të thotë që është më afër integrimit në BE. “Tashmë Shqipëria ndodhet në momentin kyç në rrugën për anëtarësimin sa më shpejt në BE. BE mirëpret dhe vlerëson atë çka kanë bërë partitë shqiptare për sa i takon dialogut politik dhe inkurajon autoritetet shqiptare mbi dialogun për përmbushjen e12 prioriteteve”, u shpreh Sequi.
Sipas Kreut të Delegacionit të BE-së në Tiranë, “nëse Shqipëria plotëson 12 rekomandimet do të jetë më afër BE-së. Viti 2012 është i rëndësishëm dhe ju inkurajoj të përpiqeni më shumë për reformat”.
Lidhur me reformën për kodin elektoral Sequi theksoi se “palët kanë treguar afrim dhe bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe kam besim se grupi i punës për këtë reformë do të arrijë në një marrëveshje”. Ashtu siç ka thënë KE dhe OSBE/ ODIHR, Shqipëria duhet të përpiqet për këto reforma. Takimi i parë i grupit të komisionit parlamentar për reformën zgjedhore ishte vërtet inkurajues”, tha Sequi, duke inkurajuar anëtarët e komisionit për të vijuar punën për reformat. “Shpresoj që Shqipëria do të ecë në rrugën e duhur drejt BE-së”.
Duke folur për prioritetet e KE-së, Sequi nënvizoi faktin se ka ende punë për t’u bërë për disa prej tyre. “Reformat dhe përmbushja e prioriteteve do të garantojnë që secili është i barabartë para ligjit”, u shpreh më tej, shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›