E Shtunë, 31 Tetor 2026

6 shtetas në pranga për vjedhje makinash

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit, Gazmir Mahir Ngota, 26-vjeç, banues në Babrru Tiranë, i dënuar më parë, për vjedhje me dhunë, Sajmir Ferdinad Rexhepi, 20-vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për vjedhje dhe plagosje me dashje.

Liridon Gjovalin Frroku, 19 “ vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, (aktualisht vuan dënimin për pengmarrrje në Fushë Krujë). A.F, 16 - vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, për vjedhje në bashkëpunim. K.S, 16 - vjeç, banues në Allias Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. A.A, 17 - vjeç, banues në Allias Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 4 bashkëautorët e tjerë të këtij grupi kriminal, të cilët tashmë janë identifikuar. Ndalimi i tyre u bë sepse dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në Tiranë. 

Autorët e dyshuar, kryesisht vepronin në Tiranë gjatë orëve të vona të natës duke realizuar vjedhjet e automjeteve kryesisht të tipit benz. Më pas automjetet e vjedhura i dërgonin për shitje apo çmontim të pjesëve në qytetin e Korçës dhe në Laç.

 Në cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i 5 automjeteve të vjedhura ndërkohë që po punohet edhe për gjetjen e të tjera automjeteve të vjedhura dhe kapjen e pesonave të shpallur në kërkim, tashmë të identifikuar. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes më shumë se një herë”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›