E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis procesi gjyqësor ndaj mjekut Hoxhallari

Gjatë seancës së zhvilluar sot, përfaqësuesit e prokurorisë së Tiranës lexuan kërkesën për procedimin gjyqësor të mjekut Hoxhallari, duke e akuzuar atë për moskujdes gjatë trajtimit mjekësor të pacientes së tij, Matilda Petriti, e cila ndërroi jetë pas një operacioni në bajame në një klinikë mjekësore private.

Gjatë kësaj seance, i pandehuri Hoxhallari, duke shprehur keqardhjen për vdekjen e 17 vjeçares, deklaroi pafajësinë e tij në këtë çështje. Mjeku Hoxhallari është duke u proceduar në gjendje të lirë nga Gjykata e Tiranës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›