Tafaj: Do të binjakëzohen diplomat me Kosovën
Deklarata u bë pas takimit të ministri Tafaj, zhvilloi me një delegacion të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, të kryesuar nga zv/ministri Agim Hyseni, që po zhvillon një vizitë 2 ditore në Shqipëri.
Ministri Tafaj vlerësoi se arsimi shqiptar gjatë mandatit të parë të qeverisë Berisha ka pësuar një ndryshim tërësor. "Politika jonë i jep përparësi zhvillimit të shpejtë të arsimit dhe kjo është shoqëruar me reforma të thella. Qeveria Berisha gjatë mandatit të parë e pati arsimin në krye të listës së prioriteteve dhe do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të dytë”, tha Tafaj.
Një theks të veçantë ministri Tafaj vuri edhe mbi shkëmbimin e eksperiencave në arsimin parauniversitar të të dy vendeve. "Të rinjtë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të prekin realitetet e të dy vendeve. Gjimnazistët shqiptarë duhet të njohin nga afër shkollat e mesme në Kosovë dhe anasjelltas. Ka ardhur koha që të rinjtë të njihen jo vetëm me vendet turistike të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me shkollat e tyre, duke krijuar kështu një traditë të re për të dy vendet tona", shtoi ai.
Gjatë kësaj vizite delegacioni kosovar do të zhvillojë takime pune në shumë institucioneve të varësisë së MASH-it në Shqipëri.