Olldashi: Bashkia e Tiranës pengesë për ujësllësin
Sipas tij, Shqipëria po përjeton fazën e një evolucioni dhe zhvillimi të këtij sektori dhe se ky sektor e ka kaluar tashmë fazën e emergjencës.
Olldashi deklaroi se vendi ynë nuk do të ketë problem të burimeve të ujit nëse ato do të manaxhohen siç duhet, pasi, sipas tij, "jemi një vend mjaft i pasur me ujë kundrejt nevojave për sot dhe për nesër". Ministri Olldashit bëri të ditur se qeveria ka realizuar në pjesën më të madhe transferimin e pronësise të kompanive të ujësjellës kanalizimeve qeverive vendore.
"Por, ndërsa qeveria qëndrore është tërësisht e vetëdijshme për problematikën dhe nevojat që ka sektori i ujit, në rastin e Tiranës duhet që edhe bashkia të bëjë detyrën e vet", tha Olldashi, duke shtuar se "që nga shtatori i vitit 2007 Bashkia e Tiranë po dëshmon një sjellje totalisht të papërgjegjshme, duke refuzuar përgjegjësitë e veta dhe duke përdorur për këtë refuzim pretekste të turpshme".
Në këtë drejtim, ai shtoi se në themel të refuzimit të Bashkisë për të ushtruar përgjegjësitë e veta ligjore nuk ka asgjë tjetër përveç mungesës së gatishmërisë për t’u marrë me një problem jetik për qytetarët. "Nuk është i vërtetë pretendimi i Bashkisë se Tiranës për më shumë pavarësi në menaxhim. I kemi dhënë ligjërisht shumicën vendimmarrëse, sikurse bashkive të tjera të mëdha të vendit, kryesisht të qeverisura nga socialistë, e që po ecin mjaft mirë", sqaroi ministri Olldashi.
Ai hodhi poshtë edhe pretendimin tjetër të kësaj Bashkie për bilanc të rënduar të ndërmarrjes së ujësjellësit Tiranë, pasi sipas tij, është ndërmarrja me bilancin më pozitiv financiar dhe me një fitim të qartë neto. Olldashi tha se problem real që ka ndërmarrja sot, është në fakt i shkaktuar nga vetë Bashkia nga mungesa e frikshme e planifikimit të qytetit dhe që e ka vënë ndërmarrjen e ujësjellësit në pamundësi për të shërbyer në zonat skajore të qytetit.