E Shtunë, 31 Tetor 2026

60 mijë euro bonus për Bajramajn

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 12:40

Fatmire Bajramaj dhe bashkëlojtaret e saj nga Kombëtarja e Gjermanisë në futboll do të shpërblehen me nga 60 mijë euro secila, nëse arrijnë që më sukses të mbrojnë titullin e tyre në Kampionatin botëror këtë vit, ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) të premten.

Bonusi i sivjetmë është rritur për 10 mijë euro për dallim nga shuma që iu pagua ekipit gjerman që fitoi Botërorin e vitit 2007 në Kinë, pjesë e së cilit ishte edhe mesfushorja kosovare. Ekipit të meshkujve i ishte premtuar një shpërblim prej 300 mijë eurosh për Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Kampionati botëror i femrave përbëhet prej 16 shteteve pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në Gjermani mes 26 qershorit dhe 17 korrikut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›