E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela gëzon Windeckun

Drejtuesit e skuadrës amatore Germania Windeck ndihen me fat që kanë arritur ta angazhojnë Ervin Skelën. Trajneri Heiko Scholz thotë se angazhimi i mesfushorit shqiptar ishte i rastësishëm. Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 12:43

Ervin Skela është njeri prej emrave më të përfolur në mediet gjermane, pasi befasoi të gjithë duke nënshkruar me skuadrën amatore Germania Windeck, e cila garon në NRW Liga (liga e pestë gjermane).

Ndërsa drejtuesit e klubit gjerman ndihen me fat që kanë arritur ta angazhojnë reprezentuesin e Shqipërisë dhe futbollistin e disa klubeve të njohura gjermane, si Eintracht Frankfurt dhe Arminia Bielefeld.

“Transferimi i Skelës është fat për ne. Ai mundet dhe do ta na ndihmojë shumë”, ka thënë trajneri i Germania Windeck, Heiko Scholz, për gazetën gjermane General-Anzeiger, që botohet në qytetin e Bonit.

34 vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës gjermane TUS Koblenz, me të cilën shkëputi kontratën pasi nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Bundesliga 2. Sipas General-Anzeiger, Sekla as që e kishte ndërmend të kalonte në ligën e pestë.

“Angazhimi tij ka qene rastësi. Kur të hënën kaloi periudha e transferimeve, Skelës nuk i erdhi asnjë ofertë nga klubet profesioniste. Kështu erdhi momenti i Windekut”, thotë trajneri Scholz.

Skela është futbollisti i katërt profesionist që i bashkohet klubit amator Windekut, pas Mariusz Kukielka, Thorsten Nehrbauer dhe Markus Kurth

“Skela është njeri shumë i mire dhe nuk sillet si yll, por ai qëndron me këmbë në tokë. Ai ende nuk është i përgatitur sa duhet, edhe nuk do ta ndryshoj tërë ekipin për shkak të emrit të tij.

Germania Windeck gjendet në vendin e parë në NRW Liga dhe është në rrugë të mirë që të ngjitet një ligë më lart. “Dëshirojmë të hyjmë në ligën rajonale”, ka thënë presidenti i ekipit, Heinz Georg Willmeroth.

Për ta vërtetuar ketë deklaratë është dashur të angazhohet Skela, i cili synon të pensionohet te ky klub, e më pas të vazhdojë punën në detyrën e një zyrtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›