E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuze lë jashtë Skelën

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 12:46

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuze, të premten ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet më 9 shkurtë në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë.

Risi në listën e kroatit është mosthirrja e Ervin Skelës, i cili nuk është në formën më të mirë, pasi për një kohë të gjatë ishte pa ekip. 34 vjeçari së fundit ka nënshkruar kontratë me klubin amator Germania Windeck, i cili garon në ligën e pestë gjermane.

Për ndeshjen me Slloveninë ekipit kuqezi i rikthehet portieri Arian Beqaj dhe sulmuesi Edmond Kapllani. Kuze ka ftuar sërish në ekip mesfushorin e Portogruaros, Ledion Memushajn, derisa jashtë ka lënë sulmuesin kosovar Ahmed Januzi.

Ekipi kuqezi do të grumbullohet të dielën në Durrës, ku do t’i zhvillojë përgatitet për miqësoren e së mërkurës. Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit kroat për ta parë ekipin nga afër para ndeshjes me Bjellorusinë, e cila do të zhvillohet muaj tjetër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian 2012.

Lista e futbollistëve

Arjan Beqaj, Samir Ujkani, Andi Lila, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Ansi Agolli,
Admir Teli, Lorik Cana, Endrit Vrapi, Ervin Bulku, Altin Lala, Ledion Memushaj,
Klodian Duro, Gilman Lika, Emilian Vila, Gjergj Muzaka, Erjon Bogdani, Hamdi Salihi
Edmond Kapllani, Elis Bakaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›