E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetemaj në top 11 të Serie A

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 12:45

Përparim Hetemaj po vazhdon të tregojë paraqitje të mira në Serie A. Mesfushori kosovar është zgjedhur në ekipin më të mirë të xhiros së 23’të në elitën e futbollit italian, të zgjedhur nga ueb faqja goal.com.

Kosovari me pasaportë finlandeze ishte më meritori që Brescia arriti një barazim përballë Romës në Olimpico. 23 vjeçari asistoi për Ederin, i cili në minutën e 69’të arriti ta barazojë rezultatin.

“Hetemaj ka luajtur shumë mirë në Olimpico kundër Romës. Ai ka asistuar në gol dhe po tregohet lojtar i rëndësishëm i skuadrës, që po lufton për mbijetesë”, shkruante të premten gola.com.

Pas xhiros së 23’të, Brescia zë vendin e parafundit në tabelë me vetëm 19 pikë të tubuara.
Përveç Hetemajt, në top 11’shën e xhiros së 23 janë përfshirë edhe këta: portieri Julio Cesar; mbrojtësit Gennaro Sardo, Mario Yepes, Giuseppe Biava; mesfushorët Mario Santana, Giulio Migliaccio, Claudio Marchisio, Houssine Kharja dhe shumuesit Marco Di Vaio dhe Davide Moscardelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›