E Shtunë, 31 Tetor 2026

60 panja, dhuratë për "Mine Pezën"

Në rrugën "Mine Peza" në kryeqytet u mbollën dje 60 panja, në sajë të kontributit të një sipërmarrjeje private, që iu bashkëngjit nismës "Një qytetar, një pemë". Lidhur me këtë mbështetje që komuniteti dhe sipërmarrja private po ofron për rritjen e përmasës së gjelbër, kreu i Bashkisë së Tiranës e konsideroi atë si një garanci, që asnjë rrugë e kryeqytetit apo hapësirë komunitare nuk do të mbetet pa pemë. Rama theksoi se "po i afrohemi numrit 2000 të pemëve të dhuruara dhe kjo është një shifër që nuk e prisnim, kur filluam jetësimin e kësaj nisme, por që tregon se nisma po tërheq përditë e më shumë vëmendjen e njerëzve dhe, nga ana tjetër, që njerëzit janë jo vetëm të interesuar, por edhe të gatshëm që të kontribuojnë për qytetin që gjithmonë e më shumë po bëhet i tyre".

Nisma "Një qytetar, një pemë" synon të ndikojë në rritjen e përmasës së gjelbër të kryeqytetit, të cilësisë së ajrit, si dhe rritjen si qytet evropian të Tiranës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›