Do të prishen "rrëmbyesit" e hapësirave publike
Ndërtimet pa leje, që kanë zënë hapësirat publike mbi të cilat janë ngritur planet e bashkisë së kryeqytetit për të realizuar projekte komunitare, do të prishen. Kjo do të realizohet pavarësisht faktit se ato mund të jenë bërë pjesë e procesit të legalizimit të ndërtimeve informale.
Një aksion i Inspektoratit Ndërtimor, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e policisë bashkiake, mësohet se do të startojë, duke mos kursyer ato ndërtime që ngushtojnë trotuaret e rinj, që pritet të ndërtohen nga planifikimet buxhetore të këtij viti. Po ashtu, edhe objektet që gjenden në gjurmët e rrugëve të reja apo të këndeve të lojërave të parashikuara për t‘u ngritur me qëllim tjetërsimin e ambienteve në blloqet e lagjeve kryeqytetase.
Lidhur me këtë aksion, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës e konsiderojnë atë si mjaft të rëndësishëm, por edhe të domosdoshëm. Sipas tyre, këto ndërtime të paligjshme nuk mund të përfitojnë nga procesi i legalizimit. Ata theksojnë se këto objekte bien ndesh me ligjin për hapësirat publike.
Nga ana tjetër, shqetësues mbetet fakti për ata banorë që do të humbasin së bashku me banesat e tyre edhe një investim të madh monetar, për të cilin në bazë të ligjit nuk mund të përfitojnë kompensim të pronës, përmes dëmshpërblimit.