E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dirigjenti izraelit drejton koncertin në Gazë

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 09:27

Dirigjenti i njohur izraelit, Daniel Barenboim, do të drejtojë “koncertin paqësor”, që të martën do të ekzekutohet nga një orkestër e muzicientëve evropianë në Rripin e Gazës, njoftoi të hënën një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Mbajtja e një koncerti të rrallë të këtij lloji u paralajmërua përmes një kumtese të koordinatorit të posaçëm të OKB’së për Procesin Paqësor në Lindjen e Mesme, sipas së cilës koncerti do të mbahet të martën, në Shtëpinë e Kulturës Al-Mathaf, në Gaza City.

Ndryshe, Barenboim, i cili është një përkrahës i sinqertë i paqes mes Izraelit dhe Palestinës, theksoi se është i nderuar me faktin që do të shkojë dhe të drejtojë një koncert në Rripin e Gazës.

"Ne jemi shumë të lumtur që do të shkojmë në Gaza”, thekson ai në kumtesën e OKB’së.

"Këtë koncert do ta ekzekutojmë në shenj të solidaritetit dhe të miqësisë sonë me shoqërinë civile në Gaza”, u shpreh Barenboim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›