E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemaili operohet në Amerikë

ASA (Albania Sport Agency)-Futbollisti shqiptar që luan për kampionët e Zvicrës, Cyrih, Blerim Xhemaili u ka thënë gazetarëve se asnjëherë më nuk do ta vesh fanellën e skuadrës zvicerane. "Lëndimi i fundit mi ka prishur të gjitha planet. U them se e ardhmja e ime është Boltoni, por e gjithë kjo do varet nga operimi im në Amerikë, i cili do të ndodh së shpejti", ka deklaruar Xhemaili, për mediat zvicerane. Ndërkohë Boltoni e priste futbollistin shqiptar t'i bashkëngjitet skuadrës, por lëndimi i marrë në stërvitjen e fundit me Cyrihun ia pamundësoi një gjë të tillë. Druhet se pas operimit shqiptari për disa muaj do të qëndroj jashtë fushës, ngase një lëndim të tillë më herët e kishte pasur edhe futbollisti i Bajernit, Hasan Salihamxhic. Tani mbetet të shihet nëse do të pranojë Boltoni që edhe me këtë dëmtim të nënshkruaj me ish-kapitenin e Cyrihut. Sipas mjekëve të klubit, Blerim Xhemaili kishte të këputur ligamentin kryesor të gjurit të djathtë.

Reshat Ibrahimi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›