E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtja paraelektorale e sportit akademik

Nga Gerti CARCANI
Një nga hallkat më kryesore të sportit shqiptar është natyrshëm edhe Akademia e Kulturës Fizike dhe Sporteve AEFS, plateja qëndrore e arsimimit sportiv për gamën e madhe të atyre që militojnë në sportet e ndryshme. Akademia, që dikur vlonte nga anekset dhe zgavrat e mëdha të urrejtjes dhe akuzave, tashmë duket sikur ka marrë valiumin e duhur. Ardhja e Rizvanollit në krye të Akademisë, deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja, (na fakt, zgjidhja më perfekte do të ishte Rizvanolli afër Pangos), duket sikur ka ndryshuar një lloj kursi. Kurs që prej kohësh kishte marrë orientim shumë acarues, dhe që kishte shumë aktorë në skenë. Ka një heshtje, ka një qetësi, ka një bashkëjetesë, të gjithë në lëmin e kuadrit sportiv që përgatit dhe përgatitet për vazhdimësinë. Në Akademinë e Sporteve do të ketë së fundmi zgjedhje, por ajo që peshon më shumë është vajtja deri në këto zgjedhje. Si dhe me cfarë Amplitude në situatën brenda saj. Prej muajsh e vitesh dy llogore kanë qenë ngritur në këtë Institucion të Lartë Arsimor: Dikur, Pro dhe Anti-Shtëpani, ndërsa sot, Pro dhe Anti-Rizvanolli. Megjithatë, ata që deri dje mendonin hakmarrjen e plotë politike dhe individuale nga Rizvanolli në drejtim të tyre, mbetën të habitur, dhe tërësisht jashtë cdo linje parashikimi. Nuk ndodhi ashtu sikundër pritej, pasi në vend të revanshit për efektin e ndryshimit të pushteteve, njerëzit dhe mësuesia e lartë dikur e pushtetshme, sot në opozitë, u lanë të punojnë, ata mbetëm në qetësinë e tyre, në mësimdhënien e përditshme, pa frikën e mesazhit të sekretarisë: "Ju kërkon zv/rektori", apo akoma më tej, pa shkresën zyrtare: "Ndërprisni marëdhëniet financiare...". Asnjë revansh, por një ftesë në heshtje për të orientuar qartë edhe strategjinë: Të bëjmë zgjedhje, dhe të ulim tonet. Në fakt kështu ka ndodhur. Të paktën deri tani. Ata që mendojnë të kundërtën dhe që në këtë Akademi që aktualisht drejtohet nga ish-zv/ministri i sporteve Rizvanolli, kanë ende të akumuluar edhe urrejtjen e lashtë. Dhe ka të tillë, ende në qarkullim, pavarësisht se vazhdojnë akoma të jenë pjesë e Institucionit Arsimor Sportiv. Megjithatë, qëndron edhe një realitet: Akademia e Lartë e Kulturës Fizike "Vojo Kushi", aktualisht drejt zgedhjeve, ka ndërruar klimë. Palët janë në një një "armëpushim", ndërsa prapavija në punë të madhe për të kërkuar votat. Frika duket sikur nuk është më "violinë" e parë në këtë ambjent, ndërsa zv/rektori i komanduar Vesel Rizvanolli ka flakur tej politikën e përjashtimit mes kolegëve, duke arritur deri tani të ruajë maksimalisht ekuilibrat logjikë, përfshirë edhe me ish-paraardhësin e tij. Jam shumë i bindur, që edhe vetë zoti Shtëpani nuk do ta kishte menduar kurrë një komportim të tillë drejtues. Dhe që nuk ka ndodhur kurrsesi në institucione të tjera, pasojë e rrotacionit të pushtetit. Kampet janë ende, por sulmi është ndalur. Ka zgjedhje, ku natyrisht që edhe këtu priten standarte. Revansh nuk ka, presion absolutisht që jo. Që me ardhjen e Rizvanollit në detyrën e tij, përkundër konkluzioneve të KLSH-së, asnjë dosje nuk ka shkuar në Prokurori. Një tjetër sinjal shumë i qartë për të mos nisur një sulm politik dhe revansh të pastër me kolegët. Zgjedhja ishte ndryshe, dhe këtu palët u ndanë. Nga përgatitja për t'u përballur me "luftën e ftohtë", "rivalët" morën "karafilin" e freskët të qetësisë. Deri kur? Deri në këtë dorë drejtimi. Heshtja ishte shumë domethënëse, duke qenë se një zv/rektor i komanduar nuk mund të bëjë kurrsesi punën e prokurorit. Dhe flamuri i bardhë u ngrit pikërisht nga zyra e kreut, për të nisur epokën e re. Mëria apo hendeku është ende prezent. Planet A, B, C apo edhe ZH për zgjedhjet vlojnë në cdo tavolinë kafeje, por në fund, piskama është shumë e qartë: Nuk ka sulm politik, të gjithë punojnë dhe ideojnë në një "vathë". Dhe kjo është një dicka. Përpos ndryshimeve të shumta që natyrshëm shoqërojnë edhe ringritjen e Akademisë, sërish qetësia në arsmimin e lartë sportiv në nivel kuadrosh u instalua. Tani ka zgjedhje, dhe para tyre një heshtje. Heshtje publike natyrshëm. Rizvanolli është i vendosur të cojë Akademinë në zgjedhje të lira, në zgjedhje me vullnetin e mandatuesve, në një kohë që pavarësisht asaj që mund të shpallet nga votimi, ai sërish e dha sinjalin e "bashkëjetesës" në një "Ruandë" pas-lufte, sic mund edhe të ekzagjeroj aktualisht në etiketim, për situatën e para-rrotacionit. Kjo ndodhi dhe për vetë komunitetin akademik e sportiv në AEFS, dhe që nuk është pak. Rivalët janë në punë të gjithë, spastrimi politik e inacor u la mënjëanë, teksa edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë pjesë e mbarëvajtjes së mësimit në këtë Akademi Sportive "miq" dhe "armiq", pozitë dhe opozitë, njerëz që shahen në heshtje, apo që mes njeri-tjetrit ndërthurrin dhe inskenojnë intriga pa fund, deri në ditën e votimit. Kjo lëvizje ishte natyrshëm edhe karta e madhe vepruese në dorën e Rizvanollit, i cili doli në një tjetër dritare komunikimi me kolegët e tij, tashmë jo në të njëjtin mendim dhe alternativë me të. Një pjesë e demokracisë edhe në sport, një lëvizje që ngre aksione në ato pak kuadro që ka sporti shqiptar. Dhe që në këtë Akademi nuk mungojnë. Një rast është profesor Bujar Kasmi, prezenca e të cilit në atë Akademi ka peshë specifike, shumë domethënëse. Por edhe shumë të tjerë, të cilët kanë marrë tashmë mesazhin e qartë: "Lëmë sulmin banal, zgjedhim bashkëjetësën mes llojit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›